Asosacioni i Komunave të Kosovës thotë se duke marrë si shkas kalimin nga faza e para në të dytën dhe trendet pozitive që janë duke u zhvilluar dhe hapat pozitivë që janë duke u ndërmarrë në parandalimin e përhapjes së COVID-19, kryetarët e komunave vlerësojnë se ekziston mundësia dhe parakushtet që të shikohet mundësia e shkurtimit të fazës së dytë të masave.
“Kryetarët kërkojnë që masat të rishikohen vetëm në përputhje me situatën, e cila situatë është duke u vlerësuar si pozitive për rishikimin e masave të fazës së dytë që është duke u larguar nga rreziku i shëndetit publik. Në këtë drejtim, duke u nisur edhe nga parimi edhe situata aktuale ekonomike, me tendenca që të kemi rënie të theksuar ekonomike, vlerësojmë se do të duhej që faza e dytë të rishikohet dhe që të shkurtohet. Humbjet ekonomike tashmë mund të jenë shumë të mëdha”, thuhet në deklaratën e Asosacionit të Komunave të Kosovës.
Në anën tjetër, buxhetet komunale thuhet se përbëhen nga grantet qeveritare, investimet kapitale qendrore dhe të hyrat vetanake. Ndërsa të hyrat kryesore vetanake të komunave përbëhen nga: tatimi në pronë, lejet e ndërtimit dhe taksat komunale.
“Këto të hyra kanë rënë ndjeshëm dhe nëse vazhdohet edhe më tutje me masa të fazës së dytë, së pari dëmtohen bizneset të cilat për një ditë që nuk punojnë kanë humbje financiare të konsiderueshme por edhe buxhetet komunale do të pësojnë nga mos-mundësia e operimit të bizneseve. Së dyti, ne mendojmë që me lehtësimin edhe të mëtutjeshme të masave qytetarët do të fillojnë të paguajnë edhe obligimet ndaj komunave e të cilat obligime do e ngrisin inkasimin e të hyrave vetanake e të cilat mjete do të investohen në projekte të cilat do e përmirësojnë jetën e qytetarit”, vijon komunikata.
Kryetarët e komunave, me këtë rast kërkojnë, që të vlerësohet ideja e shkurtimit të fazës së dytë dhe kalimit në fazën e tretë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLajçak me post të ri nga shtatori
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia