I dërguari i BE-së për krizën shqiptare, Miroslav Lajcak ka informuar eurodeputetët dhe anëtarët e Komitetit të Jashtëm në një takim me dyer të mbyllura për gjendjen në Shqipëri.
I dërguari i BE-së ka thënë se besojnë se institucionet në Shqipëri kanë kapacitetet për të bërë detyrat e tyre kushtetuese
“Ne duhet të sigurohemi se udhëheqësit do respektojnë mesazhet e qarta të BE-së, pra që ne duam të shohim normalizim të situatës, që institucionet shtetërore të punojnë siç duhet, pasi ato nuk mund të zëvendësohen nga institucionet politike”, tha Lajcak në një deklaratë për media pas takimit.
:Ne duam që si qeveria dhe opozita të punojnë bashkë mbi rekomandimet e Komisionit për t’u anëtarësuar. Unë vërtet besoj se çështja më e rëndësishme për Shqipërinë është që të dëshmojë se është në gjendje që të bëhet vend kandidat në BE”, tha Lajcak.
I dërguari evropian nënvizoi se hetimi për ngjarjet e 21 janarit duhet të bëhet nga Prokuroria dhe jo nga komisioni parlamentar "njëngjyrësh". “Ngjarjet tragjike të 21 janarit duhet të hetohen në mënyrë të plotë, të thellë, të hollësishme dhe me objektivitet. Ky hetim duhet bërë nga institucionet, nga institucionet shtetërore. Asnjë komision parlamentar, aq më shumë një komision parlamentar njëngjyrësh, nuk mund të zëvendësojë institucionet e pavarura”, theksoi ai.
Lajcak tha gjithashtu se komisionet parlamentare duhet të jenë pjesë e hetimit dhe të informohen, të garantojnë se procesi vijon në mënyrë të balancuar e të paanshme, "por ne duam të shohim institucionet shtetërore t’ i bëjnë këto hetime".
“Sigurisht jemi në dijeni dhe e çmojmë faktin se miqtë amerikanë kanë ofruar asistencën e tyre në këtë proces, por ajo çfarë është e rëndësishme është që institucionet të bëjnë punën e tyre, e që këto institucione të bëjnë punën e tyre, sigurisht që duhet dhe prezenca e opozitës, jo vetëm e koalicionit. Opozita ka kaq shumë mundësi për të përdorur të drejtat e saj e të kontrollojë proceset shtetërore, duke provuar se ata janë pjesë e jetës institucionale dhe politike”, deklaroi Lajcak.
Lajcak theksoi se BE-ja është gati për të ndihmuar, por jo për të bërë punën e autoriteteve vendase. “Zgjedhjet lokale të 8 majit duhet të përcjellin një mesazh shumë të fortë mbi aftësitë e institucioneve shqiptare për të bërë zgjedhje që arrijnë standardet evropiane, përmbushin kriteret evropiane, e ne jemi këtu për të ndihmuar. Por ne nuk do të zëvendësojmë punën që duhet bërë nga institucionet lokale”.
I dërguari evropian tha gjithashtu se mandati i tij nuk është për të ndërmjetësuar midis palëve por për të përcjellë mesazhet që BE i gjykon të rëndësishme për Shqipërinë, si vend potencialisht kandidat që është.”Oferta që ne po japim është më e mira për Shqipërinë, sepse e sjell vërtet vendin sërish në udhën evropiane. Unë mendoj se kjo ofertë nuk mund të refuzohet, nëse ju mendoni vërtet për të ardhmen e vendit tuaj. Ne jemi të gatshëm, Përfaqësuesja e Lartë, zonja Ashton, Komisioneri për Zgjerim, Fyle, një pjesë e ministrave nga vendet anëtare, janë të gatshëm që të angazhohen e të ndihmojnë vendin tuaj, por detyrat e shtëpisë duhet të bëhen në shtëpi”, tha Lajcak, i cituar nga Top Channel.
“Vendi juaj ka shumë potenciale për sukses. Këto janë momente të vështira, por këto momente të vështira mund të shndërrohen në një fillim të ri. Ne besojmë se duhet të jetë kështu, që ngjarjet e 21 janarit të shërbejnë si një zile alarmi për gjithsecilin, për të realizuar se ky moment është një moment kthese, e se duhet përdorur për një fillim të ri”, tha Miroslav Lajcak, i cili mbërrin të enjten në Tiranë për të vijuar turin e dytë të bisedimeve si i mandatuar i BE-së në Shqipëri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnalistët në Serbi: Trump do të insistojë në Marrëveshjen e Uashingtonit për dialogun Kosovë-Serbi
“S’përjashtohet si mundësi”, Joseph tregon nëse Trump mund ta mbyllë Gjykatën Speciale si hakmarrje ndaj Jack Smith
Raporti i ekspertëve për tekstet shkollore: Si dyshohet që u keqpërdorën 6.3 milionë euro?
Berisha i bindur: Trump do të ma heqë non gratën
Joseph: Raportet e Kurtit me administratën Trump do të ndikohen nga ato të kaluarat me Grenellin
Kurti në Norvegji takon mërgatën, u bënë thirrje të investojnë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Florentino Perez planifikon t'i tronditë të gjithë me transferimin e janarit
Për herë të parë që nga nisja e luftës, Biden do t'i lejojë ekspertët ushtarakë amerikanë të riparimit të armatimit të shkojnë në Ukrainë
Barcelona është në prag të nënshkrimit të "kontratës më të mirë në botën e futbollit"
Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen
Rezarti dhe Besforti përjashtohen nga Big Brother VIP Kosova 3
FBI dërgoi një paralajmërim: Përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Outlook janë në rrezik të madh