Nuk jeni të vetëdijshëm sa i shkatërroni veprimet pozitive të kafes: Këto gjashtë gabime të gjithë i bëni!

Shumë hulumtime e lidhin kafen me dobinë e ndryshme për shëndetin tuaj – nga zvogëlimi i rrezikut nga demencia deri te përshpejtimi i metabolizmit
Natyrisht, hiq më pak nuk është i rëndësishëm edhe elani i energjisë shtesë në momentet kur na është më se i nevojshëm, transmeton Telegrafi.
Në vazhdim lexoni se cilat janë ato gabime që njerëzit më së shpeshti i përsërisin.
Blini kafe të bluar
Nevojitet pak më shumë mund nëse dëshironi vetë t’i bluani kokrrat e kafes.
Hulumtimi i publikuar në revistën shkencore “Food Chemistry” ka zbuluar se kafja e blerë e bluar përmban shumë më tepër radikale të lira të cilat mund të çojnë deri në stresin oksidativ dhe proceset inflamatore në trupin tuaj.
Ruani kafen në qesen origjinale
Në vend se në qese, i mbani kokrrat e kafes të mbyllura në enë të mbyllur hermetikisht. Niveli i radikaleve të lira të cilat gjenden në kafe shtohet me çdo ekspozim me ajrin.
Kur ndodh kjo, antioksidantet e dobishme nga kafja “shpenzohen” dhe do të neutralizohen radikalet e lira, prandaj do të mbeten më pak antioksidantë për ju.
Pini kafe herët në mëngjes
Pirja e kafes në orën 7 të mëngjesit nuk ndikon shumë në nivelin e energjisë suaj. Shkak është fakti që hormonet tuaja të stresit janë në nivelin në të lartë pikërisht kur zgjoheni, për këtë shkak do të merrni elan natyral të energjisë.
Ekspertët pajtohen që koha më e mirë për konsumimin e kafes është midis orës 10 dhe 12, kur niveli i kortizolit (hormon i stresit) fillon të bjerë.
Pini shumë kafe
Dobitë shëndetësore të cilat mund t’i merrni nga kafja kryesisht zhduken pas 5 – 6 filxhanëve prej230 ml, që përafërsisht është 400 mg kafeinë.
Me konsumimin e tepërt të kafes në të vërtetë nuk do të arrini asgjë, ndërkaq disa njerëzve kafeina e tepërt mund t’i dëmtojë.
Përdorni shtesa të tepërta për kafe
Hulumtimet janë të ndara – disa pajtohen me pak shtesë sheqeri në kafe dhe më tej mund të ulni rrezikun nga diabeti, ndërsa të tjerët thonë që ato efekte zhduken me shtimin e sheqerit.
Andaj, përpiquni që t’i përmbaheni sasive të rekomanduara ditore të sheqerit – pak sheqer me siguri është në rregull, mirëpo mos e shndërroni filxhanin e kafes në desert.
Pini një filxhan kafe për një kohë të gjatë
Ju tingëllon kjo e njohur – keni përgatitur një filxhan kafe, keni pirë disa gllënjka, pastaj keni harruar kafenë për disa orë? Nëse ju ndodh kështu shpesh, keni parasysh që thartira e kafes shtohet me kalimin e kohës. Kjo nuk paraqet rrezik të madh shëndetësor, mirëpo thartira e shtuar mund të çojë deri në metabolizëm të keq.
Gjithashtu, kafja e cila një kohë të gjatë qëndron, në vete përmban më pak antioksidantë, prandaj mos e zgjasni kohën e pirjes së kafes më shumë se 20 minuta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë