LAJMI I FUNDIT:

Nuk iu bind urdhrave të policisë amerikane, qëllohet për vdekje (Video)

Nuk iu bind urdhrave të policisë amerikane, qëllohet për vdekje (Video)

Një polic ka qëlluar për vdekje një të dyshuar i cili nuk iu bind urdhrave, edhe pse vazhdimisht e paralajmëronte që të ndalet dhe të mos krijon probleme.

Videoja e filmuar nga kamera e vendosur në uniformën e policit amerikan Anand Badgujar në Maryland të SHBA-ve, dëgjohet duke bërtitur: “Nuk dua të qëllojë”, transmeton Telegrafi.

Në video shihet Robert Laërence White, 41-vjeç, duke vrapuar në drejtim të policit të cilit vazhdimisht i thotë që t’ia tërheqë këmbëzën revoles.


Dhe pasi që nuk iu bind urdhrave të policisë dhe filloi të shfaqet i dhunshëm, ai është qëlluar për vdekje. Sipas raportit të hetuesve, White kishte sulmuar policin i cili kishte reaguar në vetëmbrojtje.

Për shkak të përmbajtjeve të rënda videoja është edituar nga Mirror, ndërsa raportohet se polici kishte shkrepur tetë plumba. /Telegrafi/