Përfundimisht, duket se pafundësisht do të ngelim popull euforik! Shkruan akëcil dijetari, pak njerëz e lexojnë, edhe më pak haptas e komentojnë, të mos flasim se sa prej tyre e zbatojnë atë që shkruan dhe thërret ai! Flet hoxha me zë jo aq të lartë, shëmbëllen urtësi në vend të sokëllimave të Tarzanit, sërish pa rreze ndikimi në shoqëri, nuk përflitet as për keq e as për mirë.
Ndërsa, këndon "Gold AG", në shumë vende e thotë të vërtetën, diku shanë e diku sillet me shpoti kundrejt atyre që prej kohësh hedhin baltë mbi myslimanët! Shumica në këmbë, jo për ta falur namazin apo për ta bërë një vepër të mirë në saje të këtij frymëzimi, por ja ai e paskësh thënë të vërtetën, thuajse dijetarët, shkrimtarët e publicistët e paskan fshehur atë deri më tani.
Harrojnë se Muhamedi alejhi selam thotë: "Mos e shaj tjetrin, sepse do t’i japësh shkas që ai të fyen gjënë më madhështore, të vërtetën"! E kuptoj, "Gold Ag" është reper dhe gjuhë tjetër ky lloj i muzikës nuk ka, por patjetër duhet të kemi kujdes përsa i përket paraqitjes së islamit, sepse kështu në emër të islamit nuk bën të paraqitemi. Thjesht është e kundërta e Islamit kjo. Duhet ditur se e vërteta është shumë më e madhe se sa nevrikosja jonë kundrejt dashakeqëve.
Edhe mua ndonjëherë më vjen t’i shaj të gjithë, mbase të kapërthyhem edhe trupërisht me disa, por i them vetes kujdes, sepse unë jam mysliman dhe kështu nuk më mëson feja ime – islami – deri sa nuk më kanë mbështetur për muri. Pastaj mund të përgjigjem, por vetëm si i zënë tejet ngushtë, përndryshe do ta zgjedh durimin në vend të kërcëllimit.
Përse me urtësi dhe butësi të mos i bëhet ftesë në islam këtyre kundërshtarëve tanë, duke përdorur detin e argumenteve që e kemi në këtë fe madhështore?
Unë nuk jam kundër "Gold AG"! E përsëris, ai është reper, nuk pres prej tij të shkruajë libra për të mirën e shoqërisë, por jam kundër që dikush në emër të islamit që është paqe, nënshtrim, dituri e urtësi të vezullojë neveri ndaj atyre që pas këngës së tij edhe më tepër do të na urrejnë.
Vëllezër, kemi shembullin më të çiltër, të Dërguarin tonë (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të). Vëllezër të dashur, e motra të nderuara, fal të madhit Allah, kemi dijetarë, publicistë e shkrimtarë sa denjësisht mund t’i bëjnë ballë rrebeshit të kundërshtarëve dhe luftuesve të fesë sonë të dashur, islamit!
Fatkeqësisht, disa të etur për ta shprehur mllefin, edhe pse unë habitem se përse e paskan mbajtur kaq gjatë të deponuar mllefin, ata harrojnë se me këtë përkrahje e përgënjeshtrojnë vetveten, sepse nuk paskan pasur guxim të shprehen për atë që ai u shpreh dhe ja tani, sa lehtë e sa mirë, mjafton kapja pas “lokomotivës” së quajtur “Gold Ag”! Ata harrojnë se me këtë paraqitje "Gold AG" i ka dhënë ushqim urrejtësve të islamit. Nuk mjafton të jesh vetëm trim, por duhet të dish si të jesh trim – thoshin të moçmit.
Me keqardhje them se në saje të këtij brufullimi që pashë, doli se shkrimet, librat dhe romanet tona mirë qenka t’i shkruajmë duke fyer, mos ndoshta dikush pastaj na lexon, përndryshe me urtësi shihet se nuk shihemi asgjëkundi. Por, fal Zotit që nuk jemi të interesuar të shihemi, por që ta shohin lexuesit se çka kemi shkruar. Unë nuk futem në qëllimin e këngëtarit. Zoti e shpërbleftë për atë që çiltërsisht e ka synuar përmes asaj paraqitjeje!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës