LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu: Partitë zbatojnë politika partiake brenda Kuvendit të RMV-së

Nuhiu: Partitë zbatojnë politika partiake brenda Kuvendit të RMV-së

“Ngecja e punës dhe mosfunksionimi i kuvendit vie si rezultat i politikave ditore të subjekteve të përfaqësuara në Kuvend e që është në kundërshtim me interesin e qytetarëve”, vlerëson politologu Qani Nuhiu.

Për këtë arsye sipas tij në legjislativ shpesh dominojnë interesat partiake dhe lihen mënjanë çështje të rëndësishme strategjike apo të ardhmërisë së qytetarëve të vendit.

“Në fillimin e punës së parlamentit nga mesi shtatorit nuk pres ndonjë ndryshim serioz në qasjen e partive politike pasi vlersoj se përsëri do të dominojnë çështjet partiake mbi ato shtetërore dhe mbi ato të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Seriozisht është problemi pak më i thellë në vetëdijësimin e disave nga subjektet politike në atë drejtim që të mos bëhet politikë partiake, mos të grumbullojnë pikë politike në dëm të çështjeve të cilat kanë të bëjnë me qytetarët dhe ardhmërinë e qytetarëve të Maqedonisë pasi kemi shum çështje për të cilat duhet të vendos parlamenti do të ishte mirë sikur thash për çështjet strategjike për çështjet e rëndësisë së veçantë për shtetin dhe për qytetarët të koordinohen dhe të mos bëjnë politika ditore partiake”, u shpreh politologu Qani Nuhiu.


Një gjendje të këtillë e karakterizon edhe mënyra e zgjedhjes së përfaqësuesve të popullit thotë Nuhiu e cila më pas reflekton në punën e kuvendit .

“Çështja është pak më e thellë mendoj se buron nga vetë sistemi zgjedhorë të cilat janë cilat janë lista të mbyllura ku qytetari ka shum pak qasje në votimin e kandidatëve pra voton partinë politike ndërsa partia politike e bën përzgjedhjen e kandidatëve. Qytetarët pak kanë ndikim pra mund të votojnë partinë politike por jo kandidatin dhe e gjithë kjo reflekton në punën e partive politike në parlament të cilët kuptohet se do të veprojnë në kuadër të politikave partiake”, theksoi Nuhiu.

Gjatë seancave të fundit Kuvendi është ballafaquar me mungesë kuorumi.

Për këtë kreu i kuvendit kërkoi nga deputetët të jenë në nivelin e detyrës teksa nga subjektet politike kërkoi ta qartësojnë situatën e krijuar me qëllim që seancat të zhvillohen pa problemin e pranisë së deputetëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori