LAJMI I FUNDIT:

Novobërda është miniaturë e Ballkanit

Novobërda është miniaturë e Ballkanit

Zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti, ka vizituar sot komunën e Novobërdës ku ka vëzhguar nga afër punimet në Kalanë e qytetit.

Këto punime, po bëhen në kuadër të zbatimit të projektit të mbështetur financiarisht nga Zyra e Bashkimit Evropian, zbatuar nga kompania e përzgjedhur nga UNESCO, nën mbikëqyrjen e MKRS-së.

Zëvendësministri Hoti bashkë me kryetarin e Komunës së Novobërdës, Svetislav Ivanoviq, të shoqëruar edhe nga Drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në MKRS, Vjollca Aliu dhe drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexha, kanë vizituar një sërë objektesh kulturore në Novobërdë si, Shtëpinë e Vjetër, Tyrben e Mehmetit të Vjetër dhe Varret, Xhaminë, Katedralen etj.

Zëvendësministri Hoti, ky është një nga komplekset më atraktive në vend, është një investim shumë i madh për shtetin e Kosovës, është një perspektivë që ky kompleks do të dëshmojë herët a vonë një Ballkan unik.


Novobërdën, me gjithë pasuritë e saj, Hoti e ka cilësuar si një miniaturë për qytetërimin e Ballkanit dhe qytetërimin njerëzor në përgjithësi.

Për kulturën dhe jetesën në Novobërdë, Hoti ka biseduar edhe me të parin e Komunës, Svetislav Ivanoviq me të cilin kanë diskutuar edhe për mundësinë e bashkëpunimit nëpërmjet nismave dhe projekteve konkrete. Ai ka shprehur vullnetin për bashkëpunim të mëtutjeshëm.