LAJMI I FUNDIT:

Nokia prezanton modelin 700 Zeta

Nokia prezanton modelin 700 Zeta

Ditëve të fundit janë publikuar disa fotografi të modelit të ri të telefonit të kompanisë Nokia, përkatësisht modelin Nokia 700 Zeta.

Tani, duket se prodhuesi i telefonit – Nokia, ka vendosur t’i bëjë publike pamjet e para të këtij modeli, bashkë me disa nga specifikat që i njëjti përmban.

Thuhet se Nokia 700 Zeta mbështetet me sistemin operativ Symbian Belle, i cili mendohet se është versioni i ri i Symbian Anna, ndërsa për këtë model besohet se përmban ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.2 inç, teknologji të ekranit – AMOLED, si dhe procesor me 1GHz.


Specifikat tjera të Nokia 700 Zeta përfshijnë edhe kamerën me 5 mega-piksel, si dhe opsionin e pagesave NFC.

Fatkeqësisht, këto janë detajet e vetme që janë bërë të ditura deri më tani, për këtë model. / Telegrafi /