LAJMI I FUNDIT:

Nokia N9, një super-telefon nga Nokia

Nokia N9, një super-telefon nga Nokia

Ditëve të ardhshme pritet që kompania finlandeze Nokia të zbulojë modelin e e ri të telefonit Nokia N9, të cilin parashihet që ta prezantojë në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë.

Deri më tani ne kemi parë vetëm disa pamje të telefonave Nokia të serisë N, mirëpo pritet që së shpejti të dalin edhe specifikat e këtij modeli të ri të telefonit i cili është i integruar me MeeGo.

Mirëpo, ajo që është e rëndësishme lidhur me këtë telefon është procesori me 1.2 GHz, si dhe kamera me 12 mega-piksel, të ngjashme me atë të modelit N8.

Në anën tjetër, thuhet se karakteristikë tjetër e këtij modeli të Nokia’s do të jetë edhe lidhja që vjen nga LTE, mirëpo për momentin këto janë vetëm pritje nga prodhuesi finlandez, ndërsa ende nuk është zyrtarizuar asnjë nga këto specifika për Nokia N9. /Telegrafi/