LAJMI I FUNDIT:

Nobelistit turk, Pamuk: E dashura ime e parë ishte shqiptare

Nobelistit turk, Pamuk: E dashura ime e parë ishte shqiptare

I nxitur nga ideja se si James Joyce kishte shkruar një roman tejet voluminoz për qytetin e tij, Dublinin, novelisti turk Orhan Pamuk, pati botuar më 2003, një libër me kujtime të titulluar “Stambolli: Kujtime dhe Qyteti” (İstanbul: Hatıralar ve Şehir).

Në këto kujtime, Pamuk rrëfen jetën e tij në Stambollin e viteve ‘50, ‘60 dhe ‘70, nga fëmijëria e hershme e deri në moshën 22 vjeçare, kur ai hoqi dorë nga dëshira e tij për t’u bërë piktor, dhe përfundimisht vendosi të bëhej shkrimtar.

I ndarë në gjithsej 37 kapituj, në kapitullin e 35-të të këtij libri, të titulluar “Dashuria e parë”, romancieri turk rrëfen historinë e lidhjes së tij të parë dashurore.


Siç tregon Pamuk, ai u lidh me një vajzë nga një familje e pasur shqiptare e Stambollit, që kishte përfaqësitë e disa kompanive amerikane dhe holandeze, shkruan koha.net.

Ja si e rrëfen këtë histori, Pamuk në kujtimet e tij “Emri i saj në persisht do të thoshte Trëndafil i zi… më tha se këtë emër, të cilit sigurisht që ia dinte kuptimin, ia pat vënë e ëma në kujtim të gjyshes shqiptare që e kishin quajtur po njësoj. Pas nëntë të mërkurave të mrekullueshme, kur unë pikturoja në heshtje dhe në heshtje bënim dashuri, një shqetësim shumë më i thjeshtë se ky u fut mes piktorit të lumtur dhe modeles së tij…”.

Por kjo lidhje, nuk kishte pasur jetë të gjatë, sepse pas nëntë javësh, çifti i ri ishte pikasur nga prindërit e të dyve, dhe babai i vajzës shqiptare, kishte vendosur ta dërgojë atë në një internat në Zvicër.

“Babai do të më tërheqë menjëherë nga shkolla e të më dërgojë në Zvicër”, tha bukuroshja ime dhe nga dy sytë e mëdhenj dy lot i rrëshqitën shpejt drejt filxhanit të çajit që mbante në duar”, kishte shkruar Pamuk në librin e tij.

Në trend Magazina

Më shumë
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
Banorja e Big Brother befason: Kam qenë në lidhje edhe me vajza, nuk e kam problem

Banorja e Big Brother befason: Kam qenë në lidhje edhe me vajza, nuk e kam problem

Magazina
Kalo në kategori