Njihuni me gruan që do t’ua dhuronte një iPhone 7 dhe paguante pushimet në bregdet, por në këmbim duhet të bëni një gjë të thjeshtë (Video)
Zhvillimi ekonomik i cili me sa duket është i theksuar në Kinë gjatë dekadave të fundit, ka përmirësuar cilësinë e jetës, megjithatë, banorët e këtij vendi, përveç parave, vuajnë nga depresioni dhe vetmia.
Dëshmia më e mirë e kësaj është oferta e një kinezeje 63-vjeçe, e cila kërkon një vajzë të re të cilës do t’ia paguante pushimet dhe gjitha shpenzimet tjera, kurse ajo si këmbim duhet të prezantohet si vajza e saj, transmeton Telegrafi.
“Jetoj në Zhengzhou. Dëshiroj t’i paguaj pushimin një vajze të mirë, ndërsa ajo si këmbim për këtë favor duhet të më bëjë shoqëri dhe të shkrep fotografi. Dëshiroj ta shoh detin në dimër, dhe për këtë i kam paguar pushimet në Sanya, por po frikësohem të udhëtoj vetëm, i frikësohem vetmisë”, thotë Li Janglin.
Ajo do të mbulojë të gjithë shpenzimet e pushimeve, kurse si bonus shtesë planifikon që vajzës fatlume t’i blejë një iPhone 7. Por në momentin që publikoi këtë shpallje, i janë lajmëruar një numër i madh i vajzave të interesuara që dëshirojnë të shkojnë në pushime me të, dhe atë duke mos kërkuar kurrfarë kompensimi shtesë. Madje disa kanë qenë të kënaqura vetëm me pushimet.
“Nuk më duhet telefoni, nëse është nevoja do t’i mbulojë vetë shpenzimet e mia, por nuk dua që të ndiheni e vetmuar”, ka shkruar një kineze që i është përgjigjur shpalljes.
Raportohet se Li ka familjen e vet, nuk është vetëm, por askush prej familjes së saj nuk mundet të shkojë në pushime me të. Madje, vajza e saj e cila ka emigruar në Kanada nuk dëshiron ta bezdis nënën e vet. Ndërsa bashkëshorti i saj nuk e pëlqen detin, dhe shumicën e kohës e kalon me miq nëpër male.
“Ai është një njeri që e ka shoqërinë e vet dhe nuk dua ta ngarkoj me dëshirat e mia. Gjithashtu, nuk dua që as bijën time ta shqetësojë, pasi do të ishte e lodhshme të udhëtojë nga Kanadaja”, shtoi Li.
Natyrisht, udhëtimi në grup gjithmonë ka qenë opsioni më i mirë për ata që udhëtojnë vetëm, por Li nuk e dëshiron këtë. Ajo kërkon që një vajzë ti bëjë shoqëri.
“Problemi im më i madhi është se i frikësohem vetmisë”, thotë Li.
Por kjo nuk është hera e parë që një shpallje e ngjashme publikohet në mediat kineze. Vitin e kaluar një kinez i moshuar i quajtur Huan Ki, kishte premtuar pensionin e tij mujor një familjes që është e gatshme ta “adoptojë”. Edhe pse ai kishte familje, anëtarët e familjes ishin shumë të zënë të kalojnë kohën me të. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj
Amerikani i jep vajzës një biletë lotarie - ajo fiton katër milionë dollarë
Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia
Vetëm ata, truri i të cilëve funksionon “në mënyrë perfekte”, do të gjejnë një dorezë që nuk ka "shoqen e saj"
Burri nga Idaho thyen një tjetër rekord, kësaj radhe me një top të pingpongut
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?