Telegrafi

Njihet për zërin e saj të ëmbël, por Remzie Osmani është e zonja edhe në rrobaqepësi (Video)

E njohim për zërin fantastik dhe ëmbëlsinë që ajo ju ka sjellë këngëve popullore ndër vite.

Por ky nuk është i vetmi talent i këngëtares Remzie Osmani. Ajo ka një pasion të fshehur, që publiku nuk ia ka njohur deri më tash.

Këngëtarja si protagoniste e programit të mëngjesit “Ora 7” , në rubrikën e ndërrimit të profesioneve, ka zgjedhur atë të rrobaqepëses, shkruan Klan Kosova.

Si një profesioniste e vërtetë, ajo ka zgjedhur materialet dhe ka marrë masat e klientes, duke e shoqëruar krejt këtë proces me shumë humor.