Trajner, donator, kryetar... dhe për më tepër kampion. Adnan Hyseni është njeriu që po e mbanë gjallë klubin e Besës në futsall, tek e cila investon prej shtatë vitesh. Këtë vit u bë kampion, për herë të dytë pas vitit 2011.
Që nga themelimi i Ligës së Futsallit në Kosovë, klubet sa vijnë e shuhen. Thuajse çdo vit Liga vetëm po pakësohet. Por, është është Besa e Pejës, klubi që vazhdon të qëndrojë besnik dhe njëkohësisht hero këtij sporti, i cili po mbetet gjallë falë donatorëve të paktë. Besa e Pejës këtë vit për herë të dytë fitoi titullin e kampionit në një konkurrencë të fortë me Liburnin e Gjakovës. Herën e parë, titullin në Pejë e çuan në vitin 2011. Në 2008-ën e kishin fituar një Kupë. Njeriu që po përkujdeset që titujt e munguar të Pejës në futboll të madh, që nga viti 2007, t’i kompenzojë me futsall është Adnan Hyseni. Ai është trajner, donatorë, kryetar dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me Besën. Është njeriu i vetëm që po investon në klub. Madje, krahas ekipit të parë, ka formuar edhe ekipet e grupmoshave të reja?
Pse Adnan Hyseni investon në futsall, e jo në futboll të madh?
Pasi që jam bërë pjesë e futsallit së pari si lojtar (vetëm një kampionat) e pastaj edhe si trajner dhe donator i vetëm dhe me kalimin e kohës që tani kanë kaluar 7 vite. Duke parë që rinia e Pejës dhe më gjerë çdo ditë e më shumë i bashkangjiten FC Besës, më ka bërë që të jem pjesë e futsallit. Deri më tani përkundër vështirësive të mëdha që sporti kosovar ka, e në veçanti futsalli. Kjo tregon që ky sport, puna e madhe me të rinjtë, atraktiviteti që futsalli jep për adhuruesit e tij, përkundër që më në interes do ishte futbolli i madh.
A jeni vetëm ju që e mbani Besën, apo pas jush ka edhe donatorë që ju ndihmojnë?
Fatkeqësisht jam donator i vetëm, por e them fatbardhësisht për klubin dhe lojtarët që jam unë, sepse si i ri kam vuajtur shumë duke ditur kohërat e viteve 97, ku unë isha në moshën e tyre dhe mos mundësinë që të jem pjesë e klubeve, sepse na është dashur të punojmë shumë në mundësinë e ekzistencës familjare. Unë si të gjithë donatorët në sportet e ndryshme në Kosovë, shpresojmë shumë se krijimi i institucioneve (qeverisë së Kosovës) do bëjmë të pamundurën që të miratojnë ligjin e sponzorizimit, i cili hap mundësi të mëdha sporteve në përgjithësi dhe futsallit në veçanti, sepse në të kundërtën do të jetë e vështirë, për të mos thënë e pamundur të vazhdojmë kështu.
Sa para i keni investuar deri tash në futsal?
Edhe pse për dikë ndoshta mund të duket ky sport vetëm rekreacion, realiteti është ndryshe, sepse ne si klub kemi bërë shumë investime qysh nga themelimi (viti 2008) e që kapin shifrën mbi 350.000 Euro, sepse na është dashur të punojmë shumë në mënyrën e organizimit së pari të klubit, pastaj edhe të ndeshjeve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare (miqësore). Më pas edhe puna e madhe në ngritjen e cilësisë, kontratat e lojtarëve, puna me gjenerata të reja, ku tani kemi diku 43 të rinj, pjesëmarrja në Kroaci vitin e kaluar me U18 në një turne ndërkombëtar, ku arritëm sukses duke fituar vendin e tretë në mesin e tetë ekipeve më të mira në Evropë e shumëçka tjetër që janë dashur deri më sot kur ne po flasim.
Pse sivjet nuk shkuat në turneun në Kroaci për grupmoshat e reja. A është pikërisht ai arsyetimi i vendimit të FIFA-s (klubet e Kosovës nuk mund të luajnë me klubet e ish-Jugosllavisë). Nëse po, pse klubet e futbollit të madh mund të luajnë miqësore me klubet e vendeve tjera (rasti: Ibar – Besa) e juve s’ju lejohet?
Pasi që ne ishim vitin e kaluar dhe bëmë një prezantim dinjitoz, duke ditur që ishte hera e parë në arenën ndërkombëtare me grupmosha të reja, neve si klub këtë vit na erdhën dy ftesa zyrtare për U17 dhe U20, po nga Kroacia dhe që kësaj radhe ne dëshiruam të shkojmë me këto dy gjenerata duke treguar punën e madhe që po bëjmë me gjenerata të reja dhe prezantimin sa më profesional, ku përmes Besës në futsall përfaqësonim Pejën dhe futsallin kosovar në përgjithësi. Ne kishim të gjithë dokumentacionin e nevojshëm e që tregonte se pjesëmarrja jonë nuk do cenojë FFK-në në raport me FIFA, por nga institucioni që ne jemi pjesë e tij, nga FFK morëm përgjigje negative, duke na e pamundësuar pjesëmarrjen tonë për shkak të kritereve të FIFA-s për ndalimin e zhvillimit të ndeshjeve me ekipet që vijnë nga shtetet e Ballkanit.
Pse klubeve të futbollit të madh iu lejohet kjo e ju jo?
Unë u mundova që ta argumentoj, sepse kisha të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, por nuk dha rezultat dhe kur t’i më bënë pyetjen se pse një ekip i futbollit të madh (edhe ky pjesë e FFK-së) ka zhvilluar ndeshje miqësore në Mal të Zi e poashtu edhe në Maqedoni, ne së shpejti, pasi që dihet se kemi qenë në festën e Bajramit do bëjmë një ankesë në FFK, jo kundër klubit të futbollit, por në drejtim të FFK-së, duke kërkuar sqarime, kritere të FFK-së për të gjithë njëjtë dhe pse na është bërë e padrejtë neve si klub e veçanërisht 28 të rinjve që të mos shkojnë në Kroaci, ku dihet se sa të izoluar jemi.
Pse shumë shpesh keni ankesa në referim. A nuk ka Kosova referë të mirë në futsall apo ku është problemi?
Probleme sa i përket referimit kanë të gjitha klubet, kurse ne më së shumti, sepse ne siç e aplikojmë lojën e futsallit, bënë që disa referë të mos i dinë rregullat e futsallit, sepse fatkeqësisht FFK nuk ka krijuar mundësinë e mbajtjes së seminareve për referë, por edhe për trajnerë dhe kjo po na dëmton shumë në mbarëvajtjen e ndeshjes. Duhet thënë se FFK ka caktuar një komision i cili e menaxhon futsallin kosovar, por ky komision fatkeqësisht është joprofesional e me këtë rast edhe kontributi i tij është negativ sa i përket menaxhimit të Superligës e mos të flasim për fuqizimin e këtij sporti.
Unë kam bashkëpunim me disa trajnerë ndërkombëtar e që janë edhe instruktor të FIFA-s, njëri ndër ta është Mico Martiç nga Kroacia, i cili është i gatshëm të vije në Kosovë për mbajtjen e seminarit, por së pari duhet FFK t’i bëjë kërkesë FIFA-s, e pastaj edhe kjo mund të bëhet.
Ja vlen të investosh, por…
A ja vlen të investohet në futsallin e Kosovës?
Nëse në një shtet ekziston infrastruktura ligjore ja vlen të investosh, por në Kosovë jo veç në futsall, por në asnjë sport nuk ia vlen, sepse asnjë donator nuk ka asnjë përkujdesje nga institucionet e shtetit, siç ndodh në krejt botën. /Tribuna/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri