LAJMI I FUNDIT:

Njëqind orë i bllokuar në tualet

Njëqind orë i bllokuar në tualet

Një mësues i pafat skocez, ka mbetur i bllokuar për katër ditë rresht në tualet, pasi që i ka rënë reza e derës. Të pafjeturin, të uriturin dhe të ngririn, e ka gjetur pastruesja. Për fat të mirë, ujë ka pasur mjaft.

David Leggat ka qenë në tualetin e një lokali, ku luhet birili, afër qytetit të Aberdeenit, kur i është bllokuar dera, dhe reza e derës ka rënë përtokë.

55-vjeçari është ngrohur duke i futur këmbët në ujë të nxehtë, por gjatë netëve ka arritur të flejë nga tri orë, sepse e kishte shumë ftohtë.

Ai është shpëtuar kur pastruesja, rastësisht ka ardhur për të marrë pajisje për pastrim.


Leggat thotë se e ka shpëtuar motivi për të jetuar, derisa pastruesja ka thënë se e ka gjetur të nxirë dhe të shkallmuar.

"Nëse kurrgjë tjetër, kam pasur tualet", ka thënë ai. "Vetëm më vjen inat pse nuk u bllokova pas një banaku por në tualet".