Një vaksinë e coronavirusit me siguri nuk do të jetë e gatshme për përdorim para fundit të vitit 2021, sipas shefit ekzekutiv të gjigantit farmaceutik zviceran Roche.
Një deklaratë e tillë, siç shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi, në momentin kur dhjetëra ekipe studiuesish në të gjithë botën po garojnë për të zhvilluar një vaksinë COVID-19, në mënyrë që të frenojnë përhapjen e infeksioneve të coronavirusit, të ulin nivelin e vdekjeve dhe të lejojnë vendet të rihapin ekonomitë e tyre.
Sidoqoftë, Severin Schwan, shefi ekzekutiv i Roche, tha që ai ishte skeptik që një vaksinë mund të testohet, prodhohet dhe shpërndahet gjerësisht brenda 12-18 muajve të ardhshëm.
“Kam frikë se skenari më i mundshëm është që ne nuk do të kemi vaksinë para fundit të vitit të ardhshëm”, ka thënë Schwan në një konferencë online të mërkurën me gazetarët, duke shtuar se afati kohor 18-mujor është “shumë ambicioz”.
Ai tha se testet e antitrupave, në vend se një vaksinë, do të ishin thelbësore për t’i lejuar njerëzit të kthehen në jetën normale para vitit 2021.
Testet e gjakut, të cilat Roche planifikon të fillojnë në treg në maj, do të përcaktojnë nëse dikush ka pasur sëmundjen COVID-19.
Kjo, nga ana tjetër, mund të lejojë që popullsia të kthehet gradualisht në punë, sepse ata do të kenë një imunitet të supozuar të vazhdueshëm ndaj virusit.
Megjithatë, disa studiues janë më optimistë për një vaksinë që po prodhohet këtë vit.
Profesoresha Sarah Gilbert, e cila po udhëheq një ekip të zhvilluesve të Universitetit të Oksfordit që po punojnë për një vaksinë, tha se në skenarin më të mirë, ekipi i saj mund të kishte një vaksinë të gatshme deri në shtator.
Gilbert tha që ajo ishte “80 për qind e sigurt” se vaksina që ekipi i saj po zhvillon do të funksionojë, “bazuar në gjëra të tjera që ne kemi bërë me këtë lloj vaksine”.
Ndërkohë testet njerëzore për vaksinën e Gilbert pritet të fillojnë këtë javë.
Mbetet e paqartë se si ekipi akademik do të jetë në gjendje të prodhojë doza të mjaftueshme për vaksina për të përmbushur kërkesën nëse është e suksesshme në provat klinike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Të shtëna armësh pranë kufirit SHBA-Kanada, humbin jetën dy persona
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Putin kërkon takim me Trumpin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova