LAJMI I FUNDIT:

Një shofer autobusi në Tabanoc tentoi të kontrabandonte monedha me vlerë arkeologjike

Një shofer autobusi në Tabanoc tentoi të kontrabandonte monedha me vlerë arkeologjike
Foto: Ilustrim

Një shofer autobusi tridhjetë e dy vjeçar është ndaluar në vendkalimin kufitar Tabanoc, pasi ka tentuar të kontrabandojë qese të mbushura me monedha me vlerë arkeologjike.

“Dje në ora 20:50 në vendkalimin kufitar Tabanoc, në dalje nga shteti, zyrtarët policorë kanë privuar lirinë V.A. (32) nga Republika e Shqipërisë.

Gjatë kontrollit dhe kontrollit të një autobusi me marka kombëtare shqiptare, me të cilin është transportuar në linjën nga Shqipëria drejt Italisë, V.A. është përzgjedhur për kontroll shtesë, gjatë së cilës në bagazhin e tij janë gjetur tre thasë me 3622 monedha me vlerë arkeologjike, të ndryshme në formë, vlerë, madhësi dhe origjinë.


Me personin është zhvilluar bisedë zyrtare dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit janë konfiskuar monedhat për procedurë të mëtutjeshme. V.A. i është dorëzuar zyrtarëve policorë të MPB-së Kumanovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës nga neni 265 i Kodit Penal”, njofton MPB.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori