Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në fshatin Dobrushë, në Komunën e Istogut.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 12:30 në Rajonin e Pejës, saktësisht në fshatin Dobrush të Komunës së Istogut ka ndodhur një rast gjuajte me armë zjarri.
“Me të pranuar informacionin Policia ka reaguar menjëherë duke iu përgjigjur vendit të ngjarjes me të gjitha njësitet e nevojshme policore, ku me të arritur në vend ngjarje ka kuptuar se si pasoje e gjuajtjeve me armë zjarri, një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur të komunitetit serb. Si rezultat i reagimit të shpejt të Policisë është arritur që të konfiskohet një veturë dhe një armë AK-47, e cila dyshohet se është përdorur në rast, ndërsa i dyshuari ka arrit që të largohet nga vendi i ngjarjes”, njofton Policia.
Personi i cili dyshohet se ka kryer këtë vepër penale të vrasjes është identifikuar dhe është në ndjekje të Policisë.
Në bazë të hetimeve fillestare dyshohet se rasti ka te bëjë me mosmarrëveshje të shit-blerjeve të pronave.
Ndërkaq, Qeveria e Republikës së Kosovës dënon incidentin që ndodhi në fshatin Dobrushë, të Burimit (Istogut) me ç’rast humbi jetën një qytetar i komunitetit serb, dhe dy të tjerë u plagosën.
Me këtë rast Qeveria e Republikës së Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit. Pavarësisht rrethanave se si ka ndodhur ky akt, aktet e tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Qeveria rithekson se Republika e Kosovës është shtet demokratik, që përbëhet nga komunitete të ndryshme etnike, një shtet ku toleranca dhe bashkëpunimi mes komuniteteve, është ndër vlerat më kulmore të shtetit tonë të ri.
“Në këtë kuadër, çdo akt që dëmton klimën e mirë të tolerancës dhe të bashkëpunimit mes komuniteteve, është i dënueshëm dhe i patolerueshëm nga institucionet e Republikës së Kosovës. Qeveria fton organet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjithë hapat e duhur që kryesit e këtij akti të rëndë të nxirren para organeve të drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet