LAJMI I FUNDIT:

Një rekord i ri është shënuar në shpejtësinë e transferimit të të dhënave

Një rekord i ri është shënuar në shpejtësinë e transferimit të të dhënave

Instituti Kombëtar i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (NICT) nga Japonia arriti të vendosë një rekord në transmetimin e të dhënave.

Rekordi i ri i shpejtësisë së të dhënave tani është 1.02 petabit për sekondë. Në përkthim, ai përfaqëson një milion gigabit që rrjedhin në linjë çdo sekondë. Në të njëjtën kohë, gjerësia e brezit të përmendur është e mjaftueshme për të transmetuar 10 milionë burime video 8K në të njëjtën kohë.

Rreth një vit më parë, ekipi hulumtues i të njëjtit institut arriti vetëm një të tretën e asaj që kanë arritur tani, kur bëhet fjalë për shpejtësinë e transferimit të të dhënave.


Thuhet se rekordi është arritur duke përdorur një rrjet me fibra optike që është shumë i ngjashëm me atë të përdorur tashmë për infrastrukturën aktuale të internetit. Studiuesit theksojnë se kjo do të lehtësojë zbatimin dhe përmirësimet e ardhshme kur bëhet fjalë për përpjekjet për t’i bërë këto shpejtësi standarde.

Gjatë eksperimentit u përdorën fijet MCF dhe multipleksimi i gjatësisë valore. Kjo do të thotë që sinjalet me gjatësi vale të ndryshme dërgohen njëkohësisht përmes linjës. Një tjetër risi ishte përdorimi i katër bërthamave, të cilat katërfishuan rrugët e transmetimit të të dhënave.

Kabllot me të njëjtën madhësi si ato nga linja standarde kabllore optike u mbajtën. Hulumtimi u publikua gjatë konferencës ndërkombëtare CLEO 2022. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Teknologji
Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Teknologji
Kalo në kategori