LAJMI I FUNDIT:

Një pyetje e vështirë po bëhet nga të gjithë para El Clasicos, por Xavi heziton të jap përgjigje

Një pyetje e vështirë po bëhet nga të gjithë para El Clasicos, por Xavi heziton të jap përgjigje

Kush do të luaj si mbrojtës i djathtë në El Clasico? Kjo është pyetja që bëhet nga të gjithë tifozët e Barcelonës dhe Real Madridit para përballjes së dy gjigantëve spanjollë në fundjavë.

Është një pyetje e madhe që Xavi është përballur ditëve të fundit, por trajneri katalunas ende nuk ka dhënë një përgjigje.

Barcelona ka vendosur rregullisht Ronald araujon në atë pozicion për të ndaluar yllin brazilian Vinicius Junior i cili është rreziku kryesor për katalunasit.


Xavi i përgjigjet Ancelottit rreth gjyqtarëve të La Ligës - do të jetë një El Clasico i tensionuar
Lexo po ashtu Xavi i përgjigjet Ancelottit rreth gjyqtarëve të La Ligës - do të jetë një El Clasico i tensionuar

Por këtë edicion, katalunasit kanë transferuar Joao Cancelon i cili po e mbulon pozitën e mbrojtësit të djathtë.

Portugezi është një futbollist shumë ofensivë dhe tifozët katalunas kanë frikë se nëse ai luan atëherë Vinicius Junior do të jetë shumë më i lirë për të depërtuar në krahun e majtë të sulmit të Real Madridit.

Xavi ndihet optimist dhe ka shpresa për rikthimin e disa yjeve për El Clasico
Lexo po ashtu Xavi ndihet optimist dhe ka shpresa për rikthimin e disa yjeve për El Clasico

Një duel mes Joao Cancelos dhe Vini Jr ende nuk e kemi parë dhe vështirë se do ta shohim edhe këtë fundjavë, pasi Xavi preferon më shumë Araujon.

Gjithsesi trajneri katalunas nuk ka preferuar të flas fare për El Clasicon pasi sipas tij për momentin mendojnë vetëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Shakhtar Donetsk. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rashford shokon me lëvizjen e radhës, pritet largimi nga Aston Villa për një klub tjetër anglez

Rashford shokon me lëvizjen e radhës, pritet largimi nga Aston Villa për një klub tjetër anglez

Premier League
Arrihet marrëveshja: Luka Modric bëhet një nga pronarët e klubit të njohur anglez

Arrihet marrëveshja: Luka Modric bëhet një nga pronarët e klubit të njohur anglez

Premier League
Perez i premton premio të majme futbollistëve të Realit nëse e përmbysin Arsenalin

Perez i premton premio të majme futbollistëve të Realit nëse e përmbysin Arsenalin

La Liga
Mes interesimit të Milanit dhe Juventusit, Conte merr vendim për të ardhmen

Mes interesimit të Milanit dhe Juventusit, Conte merr vendim për të ardhmen

Serie A
Real Madridi merr vendimin shokues – lejon largimin e një lojtari shumë të rëndësishëm

Real Madridi merr vendimin shokues – lejon largimin e një lojtari shumë të rëndësishëm

La Liga
U përfol për kalim tek Milani, Igli Tare tregon a ka arritur marrëveshje me gjigantin italian

U përfol për kalim tek Milani, Igli Tare tregon a ka arritur marrëveshje me gjigantin italian

Serie A
Kalo në kategori