LAJMI I FUNDIT:

Një polic u vra në një sulm me bombë në Pakistan

Një polic u vra në një sulm me bombë në Pakistan

Kryeqyteti i Pakistanit u përgjak pas një sulmi me bombë ku për pasojë pati edhe viktima dhe të lënduar.

Një polic u vra dhe dy u plagosën në një sulm me bombë në një furgon policie në Peshawar, në veriperëndim të Pakistanit, tha policia.

Sulmuesit u larguan nga vendi i ngjarjes dhe askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, shkruan ap.


Policia tha në një deklaratë se shpërthimi ndodhi ndërsa policia po vizitonte tregjet për të siguruar që njerëzit respektonin distancimin shoqëror.

Autoritetet pakistaneze kanë udhëzuar policinë dhe zyrtarët shtetërorë që të sigurojnë që njerëzit të mbajnë maska për fytyrën, pasi vendi pa një rritje të numrit të rasteve të COVID-19. /Telegrafi/