Një përgjigje e fshehur për qytetin pa “pushtet”
Në hollin e Hotelit Stone Bridge, i cili gjendet buzë Vardarit, drejtoresha e Ifes-it, Mary Lou më shtroi pyetjen se nga vijë dhe se e pëlqen Shkupin?
Njeriu e ka të vështirë ta ndajë përgjigjen në dy pjesë, në njërën anë të flasë për këtë qytet, i cili përshkohet nga bukuri të shumta që i ka dhënë natyra, ndërsa në anën tjetër t’i shmangesh pjesës së përgjigjes që i takon sferës politike, e cila ka të bëjë me sfidat e brendshme që i ka Maqedonia si një shtet i komponuar multietnik.
Zonja Mary Lou nuk i fsheh përshtypjet e saja lidhur me papastërtinë e madhe që ka kryeqendra e Kosovës, Prishtina, dhe nga kjo kuptohet se jemi ne ata që shpesh gjendemi të skuqur me vetveten, që në këto komunikime të nxjerrësh të vërteta të hidhura, apo të shërbehesh me të pavërteta për ta justifikuar realitetin.
Diçka nga të dhënat që na ofron Wikipedia, flasin se Vardari është një lum më i madh dhe më i gjatë në Maqedoni, i cili burimin e ka jo larg fshatit Vrutok afër Gostivarit, dhe përfshinë dy të tretat e ultësirës së Maqedonisë.
Me pushimoret anësore brigjeve të lumit, të rregulluara mirë, dhe të mirëmbajtura me një fanatizëm të rrallë, ambiente të gjelbëruara, nuk ka dyshim, se përveç lakmisë, të ngjallet ndjenja e zilisë, se kur të kthehesh te përshtypjet e zonjës Mary Lou për kryeqendrën e Prishtinës, sikur të pëlqejnë t’ia “vjedhësh” Shkupit këto pamje, dhe t’i bësh ndonjë copë vend para shëmtisë arkitektonike të kryeqendrës sonë, e cila pasqyron pak a shumë diçka nga brendia jonë mendore, morale dhe shpirtërore, për të cilën nuk do të mund të lavdërohen pasardhësit tanë.
Duhet të tregohesh tepër i përkorë në përgjigje para zonjës Mary, sepse ecuria e të shpjeguarit është më e gjatë dhe nuk mund ta përmbyllësh me një fjali pohore ose mohimi. Këtë temë e bën interesante periudha e pasluftës, kur Kosova qeverisej pa pushtet, pa ligj dhe kryeqyteti ynë po rritej si një fëmijë bonjak nëpër shumë duar të „huaja“.
Sot pas dhjetë vitesh qyteti ynë, dikur pa „pushtet“, i formësuar me një stil të përçudshëm arkitektonik, me elemente të përziera orientale – perëndimore, me objekte banimi të ndërtuara në hapësira ku është prishur imazhi i tij, vërehet se janë shkelur të gjitha standardet ligjore të ndërtimit urbanistik. Qyteti ku janë uzurpuar prona të mëdha në mënyrë të paligjshme dhe vazhdojnë të mbahen si të tilla, ose ku e drejta e pronësisë është fituar në saje mënyrave të korrupsionit, nepotizmit si fenomene më të përfolura dhe të kritikuara në Kosovë.
Pas “pushtimeve” që i u bë qytetit pa „pushtet“ dhe ligj, zbarkuan pas luftës nga katër anët e Kosovës , njerëz të atillë ziliqarë, që njëherë në “pesëdhjetë” vite u vjen vera kah dera që të “zaptojnë” atë që nuk kanë mundur ta bëjnë më parë.
Në qytetin e ndërtuar fillimisht pa “pushtet”, i cili synon të marrë epitetin e metropolit, konfigurimi i tij arkitektonik pas luftës i dha jo vetëm pamjen që nuk do të duhej ta kishte, por dendësinë e lëvizjes së qarkullimit, si pasojë e përqendrimit të gati të gjysmës së banorëve të Kosovës.
Kalimi i rritjes së qytetit pa „pushtet“ dhe pa koncept modern të menaxhimit, dhe nën abuzimin e ligjit dhe standardeve të ndërtimit urbanistik, zor që një ditë dikush mund ta piketoj në listën ku mund të radhitet për një metropol të bukur, siç do t’i kishte hije një shteti të ri.
Kjo gjendje, e cila tani ka ardhur gati para një fakti të kryer, mund të ndryshohet relativisht pak, me disa ndërhyrje, që janë më pak të kushtueshme në eliminimin e devijimeve në strukturën arkitektonike, që lidhen me rregullimin e planit urbanistik në pikatë më të frekuentueshme, ku qyteti ynë sikur është para grahmave të fundit të frymëmarrjes; të bëhet shpërndarja e investimeve në infrastrukturë në mënyrë të ndjeshme për ato rajone ku njerëzit kanë gatishmëri për t’u kthyer nga kanë ardhur, dhe, intervenimi me kohë në zonat jashtë qytetit, në urbanizim e sipër, ku vazhdohet të ndërtohet duke shpërfillur ligjin dhe rrezikuar projektet e ardhshme arkitektonike.
Krejt kjo më në fund do të mund të ishte një përgjigje e fshehur për qytetin pa „pushtet“ përpara pyetjeve të zonjës Mary Lout, e cila mund të mos ndihet e kënaqur, në vend të një përgjigje tjetër tepër farse.
(Autori është zyrtar i lartë ligjor në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës