Elvi Sidheri
Të flasësh, të rrekesh ta përshkruash ndjesinë që të përfshin kur afrohet shënimi i dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është diçka e lehtë, sa edhe njëkohësisht tejet e vështirë.
Thënë kjo, sepse ky nuk është kurrsesi një “Finish”, por akoma një pikënisje e çmuar për Kosovën dhe banorët e saj, për shqiptarët në përgjithësi, dhe këdo tjetër që Kosovën e konsideron si përbërës të pandashëm të fatit të shqiptarëve dhe të ardhmes së tyre jo vetëm në këtë shtet ende riosh, që po vijon të çajë vendosmërisht drejt së ardhmes, me hap ndonjëherë të luhatur, por gjithnjë të orientuar nga thelbi i virtytit të paepur të qenësisë së saj të pamohueshme.
Kosova është “Dashni”, një dashni e pakushtëzuar (si edhe pavarësia e saj), një dashni që ndihet dhe përjetohet ngaherë dyanshëm, nga shtetësia e këtij trualli të përvuajtur e të djegur për liri, sa edhe nga banorët e saj, por edhe nga kushdo tjetër që udha e ka sjellë në Kosovë qoftë edhe njëherë të vetme.
Më tej do të pasojë pashmangshëm “goditja e rrufesë së dashnisë me shikim të parë”, mes vizitorit (të huaj mirëfilltas, apo shqiptar të shtetit Amë-vëlla, apo nga çdo rajon tjetër i banuar nga shqiptarë tjetërkund)… dhe Kosovës.
Sepse e tillë është Kosova sot, ashtu siç patjetërsueshëm ka qenë faktikisht gjithnjë; një tokë mikpritëse, një hapësirë mirëkuptimi e ngrohtësie që ka ditur të shpërfaqë më të mirën e dokeve shqiptare të këtyre anëve kreshnike, qysh në agun e kohëve, atëherë kur Dardani, Iliri e Epir qenë akoma në gjenezën e kombësisë iliro-shqiptare.
Kosova është një rast “sui generis” jo vetëm për nga pavarësueshmëria e saj themeltare, por edhe për nga rëndësia e saj në caqet e epikës, sa i përket trungut etnik, kulturor e historik shqiptar, sot, dje e mot.
Sepse pa Kosovë, përtej patetizmave folklorike, gjithsesi të gëluara në një terren shtypje e zgjedhe shumëshekullore, realisht nuk do të kishim pikësëpari Shqiptarësi.
E si rrjedhojë njësore, nuk do të kishim as Shqipëri.
E këtu e kam fjalën pikërisht për Shqipërinë e dalë nga rrënojat e zymta osmane, që u ngjiz, krijua e sendërtua me vizionin e një shteti të gjymtuar nga mangësia e përdhunë e trojeve të Kosovës së flijuar në altarin e mëmëdhetarisë më të epërme.
Shqipëria s’do të kish qenë kurrë fortesë, sado e lëkundur në mosfundosjen e saj të përhershme, nëse shajnia e Kosovës së munguar s’do të kish bashkëshoqëruar në vazhdimësi tërë fazat e ekzistencës së turbullt, të shtetit tashmë 105 vjeçar shqiptar.
Kosova ngaherë zuri vendin e saj mistik, sa edhe krejt të vërtetë, në ndërgjegjen shpirtërore të Shqipërisë shtetërore post-1912, duke e fisnikëruar dhe jetësuar pandalur Shqipërinë Amë-vëlla e motër, drejt dhjetëvjeçarëve që paskëtaj u shndërruan në shekull të ekzistencës së saj, gjithnjë në rolin e një uni të pandashëm shqiptar që ngjallej e flakërohej nga përtej Morinës, me tërë fuqinë e çiltërt të shqiptarësisë së një Kosove të shtypur, por asnjëherë të epur.
Kosova ishte dhe mbeti, pjesë e pandashme e Anteut të përbashkët shqiptar, aty ku çdo njeri i këtij gjaku, arrin të gjejë burimin e forcës dhe kombësisë së tij thelbësore.
Sot Kosova është në agun e Dhjetëvjetorit të Mëvetësisë saj, dhe njëkohësisht më pak se një vit e ndan atë nga Njëzetvjetori i Çlirimit nga pushtuesi shekullor.
Në këtë agim mëvetësie e lirie, na takon të gjithëve, veçanërisht neve shqiptarëve të Amës-vëlla e motër Shqipëri, që t’i gëzohemi mëvetësisë së pakthyeshme dhe lirisë së vyer të shqiptarëve të përtej Morinës, këtij toponimi kufitar ndërshqiptar që kurrësesi nuk do zbërthyer në kuptimin e vet thelbësor si një kufi klasik, por më tepër si një kufi atipik, mes dy shtetesh sovrane, dhe dy pjesëve të barasvlefshme, sa edhe bashkëplotësuese të të njëjtit komb e gjak.
Forcimi i mëtejshëm i shtetësisë kosovare, krah tërë veçorive që ky term nënkupton, është një interes dhe nevojitet të jetë ndër synimet madhore të Shqipërisë dhe shtetasve të saj, sot e përherë.
Një Kosovë e mirëqenë, e mbrothët, e suksesshme, e integruar dhe e sigurt, domethënë edhe një Shqipëri me të gjitha këto karakteristika kaq të çmuara.
Shqipëria dhe Kosova janë të lidhura pazgjidhshmërisht jo vetëm nga gjaku, historia dhe origjina e gjithçka tjetër madhore e përbashkët, por edhe nga një e tashme dhe e ardhme që të shpie veç në një drejtim.
E ky drejtim ka të bëjë më shumë se gjithçka tjetër, me përforcimin e shtetësisë së Kosovës, përkundër rrethanave dhe zhvillimeve rajonale e më gjerë.
Forcimi e qëndrueshmëria e shtetësisë së Kosovës, përkthehet (deformim imi profesional kjo fjalë) në një mirëqenie të banorëve të saj, shqiptarë në shumicë absolute (por edhe të gjithë kombësive të tjera besnike ndaj shtetësisë së Kosovës), dhe mirëqenia dhe e ardhmja e sigurt e shqiptarëve të Kosovës, gjithaq në vetvete përkthehet në mirëqenie të trungut shqiptar në përgjithësi, përfshirë domosdo edhe Shqipërinë në këtë qethull mirëqenie gjithëshqiptare.
Çdo veçori e zhvillimit dhe betonimit të shtetësisë së Kosovës, nga integrimi i saj në BE e NATO, te rritja ekonomike, mirëqenia individuale e banorëve të saj, ruajtja e kufijve, identiteti shtetëror, përparimi sportiv, kulturor e shoqëror i shqiptarëve të Kosovës, përbën një gur të çmuar më vete, në kurorën e shqiptarësisë.
Ky është kuptimi i epërm për nga vlera dhe gjithçka fisnike që ngërthen në vetvete, i Pavarësisë së Kosovës. Ndaj këto dhjetë vite të Pavarësisë, përmbajnë një vlerë të Dhjetëfishtë lirie, qëndrese, kryeneçësie, krenarie, bujarie, besëdhënie, besëlidhje, tradite, trashëgimie dhe shqiptarësie.
Është koha të kremtojmë, të mos harrojmë, të gëzojmë, të punojmë, së bashku për Kosovën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës