LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për shtetasin serb, dyshohet për krime lufte në Kosova

Një muaj paraburgim për shtetasin serb, dyshohet për krime lufte në Kosova

Gjykata Themelore në Prishtinë me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit S.B, pjesëtar i komunitetit  rom, shtetas i Republikës së Serbisë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale krime lufte kundër popullatës civile.

Sipas Gjykatës, i pandehuri S.B është arrestuar më 09 dhjetor të këtij viti dhe është ekstraduar nga  Bosnja dhe Hercegovina.

“Arsye për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit S.B është se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.B dhe i bashkakuzuari I.R i cili është i dënuar si dhe persona tjerë si anëtarë të forcave paramilitare serbe, kanë marrë pjesë në rrahje dhe tortura të qytetarëve shqiptarë të mbledhur në një stacion të autobusëve në Fushë Kosovë, me datën 25 mars 1999. Të pandehurit ishin të veshur me uniforma paramilitare dhe ishin të armatosur me pushkë automatike. Kishin ardhur në vend-ngjarje ku kishin rrethuar civilët, kanë ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët, ata i rrahën dhe torturuan burrat të cilët më vonë ishin gjetur në vendngjarje. Disa prej meshkujve që ishin rrahur u urdhëruan që të hipin në një veturë të blinduar dhe ishin dërguar në drejtim të panjohur. Haki Bajrami i cili ishte ndarë nga grupi dhe ishte rrëmbyer. Trupi i tij ishte gjetur në një varrezë masive në Dragodan dhe ishte identifikuar me dt.17.08.2000. Gjykata ka caktuar  masën e paraburgimit ndaj të pandehurit S.B sepse ekziston rreziku i lartë i arratisjes së të pandehurit S.B pasi që i njëjti i është shmangur drejtësisë dhe juridiksionit të Kosovës për katër vitet e fundit”, thuhet në njoftim.


Po ashtu, duke marrë parasysh rrethanën se i pandehuri S.B e ka shtetësinë e Republikës së Serbisë dhe nuk ka shtetësi të Republikës së Kosovës tregon rrezikun se nëse të pandehurit nuk i caktohet masa e paraburgimit i njëjti mund të arratiset dhe do të jetë i paarritshëm për organet e drejtësisë. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori