Një Ligj për Regjistrimin e Partive Politike?
Kreu i Tretë i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, kryesisht i kushtohet procedurave të cilat kanë të bëjnë me ecurinë e aplikimit për regjistrim të një iniciative politike, gjegjësisht partie politike.
Dispozitat e këtij ligji përfshijnë më shumë kushtet formale-juridike dhe teknike, por nuk ngërthejnë mjaftë çështje të një rëndësie të veçantë, që praktika i ka nxjerrë shesh dhe shpesh nga institucionet relevante si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjegjësisht Zyra për Regjistrimin e Partive Politike, nuk e kanë pasur të lehtë për t’i dhënë përgjigje në një varg çështjesh të papërkufizuara me ligj si: proceduat e bashkimit të subjekteve politike, funksionimit të tyre sipas akteve të brendshme statutare, të cilat duhet të jenë në harmoni me aktet nënligjore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
As në Ligjin për Zgjedhjet në kapitullin që i referohet procedurave nga aplikimi për regjistrim e deri në marrjen e një vendimi për t’u regjistruar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve as në Rregullat e miratuara nga ky organ kompetent, nuk ekziston ndonjë përkufizim i qartë ligjor, se ku janë dallimet në mes bashkimit dhe shkrirjes së dy subjekteve politike në një subjekt.
Në jetën praktike, shpesh partitë politike, të cilat nuk kanë mundur të mbijetojnë në skenën politike ose i kanë ngatërruar me qëllime të caktuara aktin e bashkimit dhe të shkrirjes ose nuk e kanë pasur të qartë se cilat veprime janë duke i bërë, të pa përcaktuara sa duhet me aktin e tyre të brendshëm statutin.
Në Rregullën 01/2008 Për Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike ekzistojnë një numër i vogël i dispozitave, të cilat kanë pretenduar ta zbërthejnë procedurën e bashkimit
të dy a më shumë subjekteve politike, shih nenin 11 Bashkimet, i Rregullës së cekur më lartë.
Në vazhdim të po kësaj Rregulle, si në nenin 12 të Statuti i Partisë, jepen një varg parimesh bazë që partitë politike duhet t’i përcaktojnë me statutin e tyre, si procedurat për anëtarësim, të drejtat dhe përgjegjësitë e anëtarëve, procedurat lidhur me ndryshim-plotësimet në statut dhe programin politik, mbajtjen kuvendeve, zgjedhjen e kryetarit dhe organit ekzekutiv si dhe shpërndarjen e partisë politike.
Aplikimet për regjistrim janë më të theksuara gjatë periudhave zgjedhor ose në rast të shpërbërjes së një subjekti politik, ku njëri grup del humbës brenda ish- partisë dhe pretendon që në një organizim të ri të shpërfaq konceptin politik dhe të përcaktoj mënyrën e organizimit.
Problemet që lindin shpesh pas këtyre situatave janë më shumë të drejtat se sa obligimet, ata që kanë obligime përpiqen t’i shmangen përgjegjësive ose duke gjetur zbrazëtira ligjore e vejnë në sprovë marrjen e vendimeve të bazuara në ligj dhe aktet tjera nënligjore.
Reforma e cila po vazhdon të ndodh lidhur me ndryshimet në Ligjin për Zgjedhjet, vërtetë duhet të jetë e thellë dhe e gjithanshme, që në të ardhmen ta kemi një ligj të qëndrueshëm, i cili nuk ka nevojë të ndryshohet pas çdo viti zgjedhor, ku inkorporohen të gjitha procedurat nga lindja e një subjekti politik duke i parashikuar saktë të drejtat dhe obligimet, qoftë nga transformimi i tij nëpërmes procedurave të bashkimit apo shkrirjes në një subjet tjetër politik, si dhe obligimet që dalin nga periudha e të qenurit aktiv.
Komisioni për reformimin e Ligjit për Zgjedhjet sa i përket kapitullit që ka të bëjë me regjistrimin e partive politike duhet t’i ketë parasysh se kësaj çështje duhet t’i qaset nga dy aspekte : E para , të iniciohet propozimi për të pasur një Ligj të veçantë, i cili do t’i përcaktonte procedura lidhur me regjistrimin e subjekteve politike ose ta plotësoj më shumë Kapitullin – III- brenda Ligjit aktual për Zgjedhje duke i përfshirë brenda tij, disa nga çështjet e ngritura si dhe të bashkëpunoj ngushtë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të implementuar propozimet, sugjerimet dhe rekomandimet që dalin prej tij.
(Autori është zyrtar i lartë ligjor në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës