Një kujtesë ogurzezë në Ditën e Pavarësisë
Edhe në qytetin tim, çdo gjë është e gatshme për kremtimin madhështor të 17 Shkurtit, 2 vjetorit të Ditës së Pavarësisë. Kjo datë historike për popullin tonë, edhe këtë viti mbase, kudo ku ka shqiptar, do të kremtohet si jo më së miri.
Edhe pse e di që për këtë pranim tim të sinqertë dhe jo aq të rëndësishëm për tjerë, ka mundësi që shumica të më cilësojnë si: të marrë, tradhtarë, kundërshtar të pavarësisë… e ku ta di se me çfarë etiketime tjera të ngjashme, unë kam vendos që edhe këtë vit, këtë ditë të shënuar, ta konsideroj si ditët tjera të zakonshme. Pse është kështu, për këtë kam shumë motive. Mbi të gjitha, kur sot në përgjithësi po i analizoj kohërat e shkuara gjatë këtyre 2 viteve, thuaja të pavarësisë, gjithnjë e më tepër po dominohem nga frika se, mos vallë, edhe këtë herë përsëri, ne si popull nëpër histori, po mbisundohemi nga kënaqësia euforike me gjysmakësi. Gjysmakësi politike të dhuruar nga të huajit, si gjithnjë!?
* * *
Nga mësimet e traditës mistike të shumë urtësive të civilizimeve të lashta, si simboli më i fuqishëm veprues, konsiderohet pentagrami, ose ylli pesëcepësh. Nga të urtit e kohës, ky simbol nuk është i përzgjedhur rastësisht, sepse në prapavijën figurative të domethënies së tij, fshihej porosia e madhe e veprimit të ligjit universal hyjnor: “çdo punë e nisur mbarë nuk duhet të ndërpritet në gjysmë, por patjetër duhet vazhduar deri në fund”. Kjo domethënie figurative, mbështetet në mënyrën e vizatimit grafik të yllit, që nis nga një pikë, vazhdon me një vijë të pandërprerë, dhe përsëri mbaron te pika e nisur, duke formuar kështu imazhin e yllit pesëcepësh.
Nëse, nën pretekstin e mbështetjes së kësaj urtësie të lashtë, komperativisht shëtisim nëpër etapat të ndryshme të historisë sonë, gjithnjë do të hasim në aplikimin kontradiktor të saj. Do të vërejmë se shumë lëvizje dhe procese shoqërore-politike që kanë ndodhur gjatë kohërave të ndryshme të historisë sonë, gjithnjë kanë qenë të karakterizuara me një recidivizëm të papërmirësueshëm të vetëkënaqësisë me gjysmakësinë e të arriturave nga nismat e papërfunduara deri në fund. Mu atëherë, kur është dashur te shkohet edhe më tej dhe deri tek arritja e qëllimit përfundimtar, ne jemi ndalur në gjysmë të rrugës, duke pranuar si kompromis disa premtime apo privilegje të vogla politike që na janë ofruar, si nga pushtuesit tanë të drejtpërdrejtë që na kishin në sundim, ashtu edhe përmes presioneve të ndryshme diplomatike ndërkombëtare.
Kjo dukuri e mosçuarjes deri në fund e shumë proceseve politike të nisura mbarë, përveç se i kënaqte interesat strategjike të armiqve tanë, ajo karakterizohej edhe me bekimin dhe përkrahjen e pa rezervë të elitës sonë servile politike vendore. Se çfarë ishin pasojat e mëvonshme të këtij stopimi dhe mosçuarjeje deri në fund të këtyre proceseve të nisura, dihet: humbja e patjetërsueshme edhe të asaj gjysme tjetër të arritur.
Edhe pse, me këtë gjysmakësi të ofruar si mashtrim, paraprakisht dhe përmes formave të ndryshme të ndikimit masiv kemi qenë të indoktrinuar me një konformizëm të imponuar të disponimit të gjerë popullor, prapa këtyre ndërmarrjeve stopuese të armiqve tanë, gjithnjë kanë ekzistuar zërat e arsyeshme paralajmëruese të inteligjencës sonë të mirëfilltë atdhetare. Por, në vend se t’i dëgjojmë këto alarmime sinjalizuese për rrezikun që po i kanosej të ardhmes sonë, ne kundër tyre organizonim përndjekjet nga më të ndryshme. Këto përndjekje nuk karakterizoheshin vetëm me diskreditimin moral dhe intelektual të personalitetit të tyre, por zakonisht përfundonin edhe me forma më drakoniane të persekutimeve, sikurse janë: rrahja, vrasja, burgosjet dhe sajimi i proceseve të ndryshme të montuara politike.
Mjafton vetëm t’i shfletojmë disa faqe të historisë dhe do të shohim shumë shembuj që e vërtetojnë këtë tezë. T’i bëjmë një vështrim disa kryengritjeve kundër pushtuesve tanë të ndryshëm, dhe do të vërejmë se ato për nga efekti dhe fuqia e tyre jehuese, nuk i kanë dridhur vetëm themelet e pushtetit aktual sundues, por edhe tërë Evropën e asaj kohe dhe më gjerë! Si kanë përfunduar këto kryengritje? Me gjak sigurisht, por paralelisht në prapavijën e kërkesave politike të parashtruara si kushte, gjithnjë na janë ofruar premtime mashtruese për disa të drejta të vogla minore, të drejta këto që më vonë na janë marrë sërish nga mu ata vetë.
Fundja, nuk duhet të shkohet edhe aq larg në histori. Shembullin më të freskët e kemi tek Kushtetuta e Jugosllavisë e vitit 1974. Aty, edhe pas kërkesave tona gjithëpopullore të shprehura në demonstratat masive dhe të përgjakshme të vitit 1968 për “Kosovën Republikë”, ne u kënaqëm me një status të një Krahine autonome, e cila politikisht dhe juridikisht edhe më tej na mbante nën tutelën e Serbisë. Edhe atëherë, nga qendrat e fuqisë sunduese në Beograd, si gjithnjë të ndihmuara prej elitës sonë gjysmamendshe politike vendore, tentohej që kolektivisht të na imponohej bindja e rrejshme se, gjoja Kosova, në Preambulën e kësaj Kushtetute, juridikisht veç përmendej si element konstitutiv i Federatës dhe praktikisht e kishte pozitën si të republikave tjera, por, për shkaqe të principeve formale të së drejtës ndërkombëtare, nuk lejohej ekzistimi i dy shteteve shqiptare.
Merrni me mend çfarë budallallëku ynë kolektiv!? Derisa kjo grackë politike, dukej logjikisht e kapshme për shumicën prej nesh, në prapavijën e saj, me metoda më të ashpra përndiqeshin dhe persekutoheshin të gjithë ata individ dhe grupe shqiptarësh që sado pak edhe në mënyrë më indirekte e shprehnin këtë qëllim. Vetëm pse nuk ishin të kënaqur me këtë arritje gjysmake, por donin më tepër, përmes qindra e qindra proceseve të montuara politike, shumë atdhetarë dhe intelektualë të pafajshëm të popullit tonë, u persekutuan, u torturuan dhe u gjykuan, duke u dënuar me dënime nga më drakonianet. Dhe … pas kësaj gjysmakësie të statusit si autonomi për Kosovën, dihet se çka përjetuam më vonë: humbjen edhe të asaj gjysme tjetër.
Sikur praktika e kënaqjes sonë me gjysmake të realizuara politike pa arritur deri tek qëllimi ynë përfundimtar, po vazhdon ende. Fatkeqësisht edhe sot…dhe…me sa duket historia po na përsëritet prapë!
Pas 8 vitesh të një protektorati dhe sundimi më antidemokratik ndërkombëtar të UNMIK-ut në Kosovë, ne ende si popull po mashtrohemi me një zgjidhje tjetër gjysmake që na është ofruar në formë të një “Pavarësie sipas Pakos së Ahtisarit”. Diçka që as për së afërmi nuk është pavarësi e mirëfilltë, por një rast më precedent në botë të një shtetësie specifike. Të një, thuaja, “PAVARËSIE” pa SOVRANITET… mbase, të një kënaqjeje tonë edhe me një gjysmakësi, të cilën, ka gjasa se, edhe këtë, si çdo herë tjetër nëpër histori, mund ta humbim dikur përsëri…
Aman, o ZOT, më ruaj nga këto mendime dhe dyshime të mija të mbrapshta!
Dhe , krejt në fund: Gëzuar 2 vjetorin e Pavarësisë, të gjithë kosovarëve të shumtë, që në këto momente janë shumë më të arsyeshëm se unë…!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin