LAJMI I FUNDIT:

Një i pastrehë i jep kishës 18 cent: Ja çfarë shkruan në letrën e tij!

Një i pastrehë i jep kishës 18 cent: Ja çfarë shkruan në letrën e tij!

Një kishë në Karolinën e Veriut u ka treguar të gjithëve se si ndonjëherë gjestet e vogla mund të kenë një kuptim të shtrenjtë.

Një i pastrehë i kishte lënë për bamirësi kishës vetëm 18 cent dhe një gjest i tillë, ka prekur zemrat e të gjithë komunitetit.

Monedhat ishin lënë në një kishë, të dielën e kaluar, në një zarf në të cilën ishte shkruar edhe një koment mjaft prekës.

“Ju lutem mos u zemëroni! Nuk kam shumë para. Jam një i pastrehë. Zoti ju bekoftë !”, ishin fjalët që bamirësi i varfër kishte shkruar.


Priftërinjtë dhe të gjithë anëtarët e kishës ishin prekur aq shumë nga gjesti saqë vendosën ta publikonin letrën në Facebook, në mënyrë që njerëzit e tjerë të admironin bujarinë e të pastrehut.

“Ne nuk u zemëruam. Ishte një gjest që na preku të gjithëve. Ndoshta ato ishin paratë e fundit që ai kishte në xhep”, tha për kamerat reverendi Patrick Hamrick, duke shtuar se të gjithë anëtarët e kishës janë i mirënjohës të pastrehut anonim. /gazetashqip/

Në trend Fun

Më shumë
U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

Interesante
Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Fun
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Një aeroplan gjigant në dhomën e hotelit - burri ndan eksperiencën e çuditshme në rrjete sociale

Një aeroplan gjigant në dhomën e hotelit - burri ndan eksperiencën e çuditshme në rrjete sociale

Interesante
Shtetet që shikojnë më së shumti pornografi, nuk janë ato që i keni menduar (Foto)

Shtetet që shikojnë më së shumti pornografi, nuk janë ato që i keni menduar (Foto)

Mbi 100 gjarpërinj u hoqën nga kopshti i pronarëve të shtëpisë në Sidnei të Australisë

Mbi 100 gjarpërinj u hoqën nga kopshti i pronarëve të shtëpisë në Sidnei të Australisë

Interesante
Kalo në kategori