LAJMI I FUNDIT:

Një filxhan kafe: goditje e lirë në yndyra dhe celulit

Një filxhan kafe: goditje e lirë në yndyra dhe celulit

Pija, e cila për shumë njerëz paraqet ritualin e preferuar të mëngjesit për ta larguar gjumin, është aq shumë efikase edhe në synimin për ta nxitur qarkullimin i cili është kyç në luftën kundër celulitit.

Të vërshuar nga moria e kremrave premtuese që i kemi në dispozicion në luftën kundër yndyrave të urryera në vithe dhe kofshë, harrojmë në preparatet natyrore të cilat i kemi para hunde. Por ekspertët janë për të na zbuluar sekretet e vogla të bukurisë dhe rekomandimi i tyre për ta ndihmuar reduktimin e kores së portokallit fshihet në kokrrat e vogla të kafesë.

Dihet që celuliti krijohet për shkak të mungesës së qarkullimit në pjesët kritike të trupit, të shkaktuara me lëvizjen e pamjaftueshme dhe qëndrimin e tepruar ulur, transmeton koha.net.

Ndërsa një filxhan kafe e bluar trash, jo pije, duke iu falënderuar kafeinës, e cila ka veprim stimulativ dhe diuretik, përmirëson pikërisht qarkullimin e gjakut në sipërfaqen e lëkurës.


Prandaj me ushtrimet e rregullta dhe zgjedhjen e mençur të ushqimeve që përshpejtojnë largimin e ujit nga trupi filloni invazionin e vrimave të shëmtuara me tretman shtëpiak anticelulit.

Tretmani anticelulit nga kafeja

Përbërësit:
• një filxhan i kafesë së bluar;
• gjysmë filxhani sheqer i papërpunuar i kafet;
• vaj ulliri.

Aplikimi:
1. Në zonat kritike aplikoni vajin e ullirit dhe bëni masazh shkurtimisht në lëkurë.
2. Kafenë e bluar dhe sheqerin përzieni në një enë më të madhe.
3. Përzierjen e thatë e aplikoni në kofshë dhe vithe me lëvizje rrethore, bëni masazh rreth 5-7 minuta.
4. Pasi që keni bërë masazh në të gjitha zonat me celulit, tretmani juaj anticeluit ka përfunduar.

Këshilla: tretmani është më së miri të bëhet pas dushit kur lëkura zbutet. Rekomandohet ta praktikoni të paktën katër herë në javë dhe bashkë me ushtrime dhe ushqimin e shëndetshëm rezultatet nuk do të mungojnë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori