Telegrafi

Një burrë i veshur me rroba mesjetare, vret dy persona me shpatë në Kanada

Të paktën dy persona u theren për vdekje në qytetin kanadez të Quebec, nga një burrë që ishte i armatosur me shpatë dhe i veshur me veshje mesjetare.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, pesë persona të tjerë u lënduan, ndërsa një burrë në mes të 20-tave u arrestua pak para orës 01:00 (ora lokale), deklaruan oficerët.

Autoritetet ndërkohë, këshilluan banorët që të qëndrojnë brenda me dyer të mbyllura, derisa po zhvillohet hetimi për rastin.

Sulmi i mbrëmshëm thuhet të ketë ndodhur në lagjen historike Quebeci i Vjetër.

Raportet e para të incidentit pranë Parlamentit Hill, erdhën pak para orës 22:30 ( me kohë lokale). /Telegrafi/