Një familje është bërë me banesë natën e Vitit të Ri në Gjilan.
Një donator anonim i ka ndarë një banesë 96 metra katrorë një familjeje me probleme të banimit.
Po ashtu më 31 dhjetor janë dhuruar edhe 4200 franga zvicerane të mbledhura nga bashkatdhetarët – që po ashtu kanë dashur të mbesin anonimë.
Kjo u bë e ditur nga kryetari i kësaj komune Lutfi Haziri.
“Në natën e Vitit të Ri kemi ndarë një banesë 96 metra katror për një familje me probleme të banimit në Gjilan dhe donatori, i cili është biznesmen i suksesshëm, ka dashur të mbetet anonim. Kemi ndarë, po ashtu, edhe 4200 franga zvicerane të ardhura nga bashkatdhetarët, të cilët kanë kërkuar të mbeten anonim, po ashtu”.
Haziri përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se 2020-ta ishte vit i pandemisë, por edhe i solidaritetit të madh të Gjilanit me njerëzit në nevojë.
“Gjatë vitit që shkoi, bashkë me donatorët, kemi shpërndarë 7 mijë pako ushqimore, 3 mijë pako higjienike, duke ua lehtësuar jetën njerëzve në nevojë, sikurse që kemi blerë barna për më shumë se 600 qytetarë që nuk kishin mundësi. Gjatë vitit të shkoi, bashkë me donatorët, kemi ndërtuar edhe 4 shtëpi, derisa Komuna ka paguar qira për 58 familje me probleme të banimit”, theksoi kreu i Gjilanit.
Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë ndihmuar të gjithë.
“Me këtë rast, i falënderoj shumë për solidaritetin të gjithë ata që ndan nga pasuria e tyre për t’ua lehtësuar jetën të tjerëve, e që janë biznesmenë e qytetarë të Gjilanit, Kosovës e bashkatdhetarë në shumë shtete të botës. Të bashkuar në çdo kohe dhe vetëm me besim e solidaritet mundemi. Faleminderit!”, ka shkruar Haziri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri