LAJMI I FUNDIT:

Një autobus nga Maqedonia aksidentohet në Austri, lëndohen disa persona (Foto)

Një autobus nga Maqedonia aksidentohet në Austri, lëndohen disa persona (Foto)

Dhjetëra udhëtarë të lënduar është bilanci i një aksidenti komunikacioni që ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 06:00, mes një autobusi nga Maqedonia dhe një kamioni në afërsi të Linzit të Austrisë.

Mediumet austriake njoftojnë se gjithë të lënduarit janë vendosur në spital, ndërsa për shkak të aksidentit ka qenë e mbyllur autostrada për në Linz, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas policisë austriake deri tek aksidenti ka ardhur kur autobusi nga Maqedonia është ndaluar për shkak të një defekti, ndërsa është goditur nga kamioni.


Kamioni ka qenë i ngarkuar me dru, ndërsa pas goditjes është përmbysur dhe shoferi ka ngecur brenda. Për shpëtimin e tij janë angazhuar ekipe të ndryshme, ndërsa me helikopter është dërguar në spital.

Në autobusin e Maqedonisë ka pasur 18 udhëtarë, dhjetë prej të cilëve edhe katër fëmijë kanë kaluar pa lëndime. Akoma nuk dihet se e cilës agjenci është autobusi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori