Një analogji dhe kompleksiteti i zonave zgjedhore
Për të ndryshuar nuk mjafton vetëm të jesh i guximshëm, por është e nevojshme ta arrish një nivel të dijeve profesionale, të udhëheqësh nga disa metoda praktike të selektura paraprakisht, të cilat mund të shërbejnë në sendërtimin e një projekti dhe, mbi të gjitha është e domosdoshme të qenit kompetent për ta përfunduar me sukses misionin.
Që të jetë funksional dhe të ketë kohezion projekti, duhet të jetë rezultat i harmonizimit të interesave të ndryshe të grupeve të interesit dhe atyre që përfaqësojnë shoqërinë në institucionet shtetërore. Pak a shumë këto kritere do të duhej t’i kishte për bazë Komisioni për Ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.
Sfida më e madhe që kërkon energji jo vetëm intelektuale, por pozitive, që nuk ngulfatet në kornizat e interesave të ngushta të partive politike do të jetë arritja e kompromiseve lidhur me formulën për përcaktimin e sistemit zgjedhor me shumë zona.
Kjo formulë nuk mund të jepet ad hoc, por ecuria e detyrës duhet të zbërthehet deri në fund, që të mund të kemi një relacion tepër të përputhshëm, që bazohet në të gjithë faktorët relevantë që e përbëjnë nukleusin e zhvillimit të shtetit të Kosovës, qoftë për iks probleme politike të pazgjidhura, të cilat mund të bëhen pengesë në finalizimin e projektit.
Meqenëse, fqinjët tanë ecën në rrugën e reformave në legjislacionin e zgjedhjeve para nesh dhe, disa prej këtyre shteteve si Shqipëria, në pamundësi që t’i qaset objektivisht përcaktimit për sistemin zgjedhor, ka thelluar krizën e brendshme politike duke “legjitimuar” organet e pushtetit që linden dhe vepruan nën gjuhën e ashpër të opozitës për manipulim të procesit zgjedhor.
Krahasuar me disa nga vendet e dala nga shpërbërja e ish- Jugosllavisë, sistemi zgjedhor në Shqipëri vepron në 12 zona, të cilat përkufizohen në bazë të 12 qarqeve administrative.
Fqinji tjetër i yni, Maqedonia, pas proceseve që u hapën me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, ka arritur një kompromis në nivel të partive më mëdha maqedonase dhe shqiptare, që vendi t’i ketë 6 njësi zgjedhore dhe çdo njësi të jetë e harmonizuar me numrin e votuesve, ndërsa toleranca në mes madhësive të njësive zgjedhore të mos jetë më shumë se 1.01 për qind.
Meqenëse, Republika e Kosovës, e cila njihet me specifikat e veta që burojnë nga plani i Ahtisarit, nuk do ta ketë të lehtë anashkalimin e pakicave, të cilat ende vazhdojnë të kenë vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës. Një fakt që duhet të jetë i përfillshëm nga Komisioni për Ndryshim të Ligjit për Zgjedhjet, është numri i madh i votuesve jashtë vendit, të cilën në strukturën e listës së votuesve mund të zënë një përqindje të konsiderueshme.
Pasi përherë të parë në kuadër të Qeverisë është themeluar Ministria për Diasporës, do të ishte mirë të krijohen strategji që edhe në planin e integrimit brenda sistemit të votimit të gjinden modalitete që diaspora të jetë e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.
Kjo në shikim të parë mund të ngjall idenë për të kundërshtuar, por mos të harrojmë se të gjithë ata që i njohin praktikat e sistemeve zgjedhore si në Kroaci, ku nga 12 zona zgjedhore, një prej tyre e cila konsiderohet si zonë jo-gjeografike është lënë për diasporën, e cila mund të arrijë një shkallë të përfaqësimit mbi dhjetë vende. Kroacia ashtu sikur edhe vendi ynë që ka një numër të qytetarëve të minoriteteve, një nga 12 zonat zgjedhore ua ka lënë pakicave, e cila njihet poashtu si zonë jo-gjeografike me 8 vende të rezervuara.
Përcaktimi i kuotës për vendet e rezervuara që ka dalë nga Plani i Ahtisarit, i cili si tillë duket i “fryrë” dhe mbi kriteret që do të duhej ta përcaktonin përqindjen e vendeve të rezervuara për minoritetet në Kosovë.
Në Ligjin për Zgjedhjet në nenin 111.1 (i), kur është fjala te ndarja e vendeve të rezervuara, ekziston një konfuzitet, që në zgjedhjet e fundit ka ngjallur reagimin e një partie turke, se kujt i takojnë (2) vendet e rezervuara, partisë fituese apo ato duhet të ndahen me partinë që renditet pas saj. Dilema të kësaj natyre mund të ngrihen sot apo nesër edhe nga komuniteti boshnjak, të cilit i takojnë (3) vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës.
(Autori është zyrtar i lartë ligjor në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës