NISMA Socialdemokrate dega në Suharekë ka shënuar katër vjetorin e themelimit.
Në këtë tubim ka marrë pjesë edhe kryetari i këtij subjekti, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj.
Ky i fundit ka thënë se Nisma tashmë është e pranishme në çdo cep të Kosovës. Limaj ka thënë se njerëzit e Nismës të angazhuar në qeverisje lokale dhe qendrore do të punojnë kokëulur për aq sa dinë dhe mundën në shërbim të vendit.
“Nuk ndodhë shpesh që një projekt politik të del i suksesshëm në një kohë kaq të shkurtë e aq më pak në rrethanat e Kosovës. Çelësi i suksesit deri këtu është përkushtimi i ynë, punë ekipore dhe besimi në atë çfarë përfaqësojmë. Besimi se jemi në rrugë të drejtë dhe se vendi ka nevoje për një frymë të re politike”, ka thënë Limaj në Suharekë.
Më tutje, Limaj ka thënë se nëse vazhdohet në këtë forme, atëherë Nisma do të jetë forca kryesore në vend pas katër viteve.
“Nëse vazhdojmë bashkë dhe nëse e kuptojmë çfarë faze jemi dhe nëse dimë të nderojmë njerëzit dhe duke qenë në pushtet të ulim kokën dhe jo arrogant dhe me pas vesh me i ndegju hallet e njerëzve, këtu pas katër viteve do të jemi forca kryesore në vend. Arroganca është veti e njerëzve primitiv të cilët nuk dinë. Arroganca nuk ka vend në Nismën Socialdemokrate. Ju ftoj juve që shfrytëzoni këtë hapësire që e keni dhe ta zgjeroni frymën e Nismës në Therandë. Hapuni për djemtë dhe vajzat e reja për intelektual dhe t’ua japim mundësinë atyre që nuk kanë pasur mundësi”, ka shtuar Limaj.
Kosova, sipas tij, ka nevoje për një politike të mençme e të urtë, një politike e cila ece ka ide, zhvillon projekte dhe zgjidhe probleme.
“Neve na duhet politikë e cila zgjidhe problemet e njerëzve politikë që bashkon dhe afron njerëz. Jo vizion politikë që përçan njerëz. Vendi ynë është në një udhëkryq më shumë së kurrë na duhet një elitë politike e cila nuk e identifikon fatin e vet dhe nuk e lidhe fatin e shtetin me fatin e tij individual. Na duhet një elitë politike, e cila do të dijë të drejtoj vendin dhe kombin në tri vitet e ardhshme. Na duhet një politikë e cila ofron zgjidhje për tema të rënda. Kosova do të ballafaqohet me dy tri tema të vështira të cilat duhet t’i tejkalojmë me sukses e dinjitet”, ka theksuar Limaj.
Një nga to ai thotë se është dialogu.
“Ne para shtatë viteve kemi kundërshtuar formën e dialogut e cila është zhvilluar. Ne qysh atëherë kemi paralajmëruar për rreziqet. Unë shoh një situatë të vështire dhe një ballafaqim me Serbinë ku na kanë futë. Do të jetë goxha vështire shumë vështirë me i përmirësu disa gabime që janë bërë në hapa. Kosova ka nevoje për një frymë të tillë politike që bashkon njerëz dhe zgjidhe problemet politike”, ka përfunduar Limaj në Suharekë.
E, Sami Hajdaraj kryetar i degës së Nismës në Suharekë ka në këto katër vite Nisma është përballur me shumë sfida. Suhareka sipas tij, ishte ndër komunat e para që u rrështua në krah të Limajt dhe të Nismës.
“Nisma është shpresa e vendit. Projektet tona po gjejnë zbatim në qeverisjen qendrore. Kosovës si kurrë më parë i duhet koncepti socialdemokrat”, ka thënë ndër të tjera Hajdaraj.
Në fillim të këtij takimi është mbajtur një minutë heshtje për anëtarin e Nismës në Suharekë, Mehdi Gallapeni i cili ndërroi jetë ditë më parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë