LAJMI I FUNDIT:

Nishani: Kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese të dorëzojnë formularët

Nishani: Kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese të dorëzojnë formularët

Presidenti Bujar Nishani ka njoftuar se ata që janë të interesuar për t’u emëruar si gjyqtarë kushtetues, të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit.

“Në vijim të komunikimit të datës 31 mars 2016, për fillimin e procedurave për emërimin e dy anëtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese, si dhe në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, njoftohen të gjithë subjektet e interesuara që kanë paraqitur kërkesat e tyre për t’u emëruar si gjyqtarë kushtetues, brenda datës 8 prill 2016, të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit pranë Institucionit të Presidentit të Republikës”, thuhet në njoftimin e Presidentit.

“Formulari i vetëdeklarimit të plotësohet sipas modelit të miratuar me vendim të Kuvendit të Shqipërisë dhe të dorëzohet brenda 10 ditëve. Refuzimi për të dorëzuar formularin e vetëdeklarimit, ose mosparaqitja e tij përbën shkak për mosemërim në funksionin publik”, shtohet në njoftim.


Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori