LAJMI I FUNDIT:

Nishani dekorohet me urdhrin “Stara Planina” në Bullgari

Nishani dekorohet me urdhrin “Stara Planina” në Bullgari

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, u dekorua nga Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev, me urdhrin më të lartë të Republikës së Bullgarisë “Stara Planina” të Gradës së Parë, me motivacionin: “për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve bullgaro-shqiptare”.

Presidenti Nishani e falënderoi presidentin e Bullgarisë për vlerësimin dhe mirënjohjen dhe u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve dhe miqësia mes popullit shqiptar dhe atij bullgar, janë marrë dimensione të reja bashkëpunimi.


Sipas një komunikate të Presidencës së Shqipërisë, kreu i Shtetit shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Bullgaria i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke shprehur bindjen se kjo mbështetje nuk do të mungojë edhe për hapjen e negociatave të aderimit në Bashkimin Evropian.

“Presidenti Nishani e siguroi Presidentin e Bullgarisë Plevneliev për vullnetin e Shqipërisë për t’i zhvilluar e forcuar më tej marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit mes dy vendeve, në dobi reciproke por edhe për të gjithë rajonin e Evropës Juglindore. Kjo është medalja e dytë e këtij niveli të marrë nga Presidenti i Republik ës, Bujar Nishani, pas “Urdhrit të Meritës së Republikës Italiane, Kalorësit të Kryqit të Madh” të marrë nga Presidenti i Republikës Italiane, në vitin 2014, në shenjë vlerësimi për meritat e larta të Kreut të Shtetit shqiptar në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve të thella të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve dhe popujve”, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori