LAJMI I FUNDIT:

Nis rinumërimi i 12 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve

Nis rinumërimi i 12 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve

Ka nisur rinumërimi i dymbëdhjetë vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhje, Valmir Elezi, tha se arsyeja e rinumërimit të këtyre vendvotimeve është se gjatë pranimit të materialit zgjedhor, këto vendvotimeve nuk kanë mundur të pranohen si të rregullta.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve… bëhet rinumërimi i 12 vendvotimeve të cilat u takojnë disa komunave. Arsyet se përse duhet të bëhet ky rinumërim janë se gjatë pranimit të materialit zgjedhor, këto vendvotimeve nuk kanë mundur të procedohen si të rregullta. Gjatë pranimit të materialit zgjedhor disa nga këto vendvotime formularët nuk kanë qenë të nënshkruar apo në disa raste kanë qenë të paplotësuara”, tha ai.


Sipas tij,  brenda katër orëve të përfundojë rinumërimi i këtyre kutive të votimit.

“Vendvotimet të cilat do të rinumërohen u takojnë komunave të ndryshme. Komunat Gjakovë, Fushë Kosovë, Rahovec, Skenderaj, Suharekë, Ferizaj dhe Vushtrri kanë nga 1 vendvotim, ndërsa Prizreni ka 2 vendvotime dhe Podujeva 3 të tjera, të cilat do të rinumërohen”, tha Elezi.

Rinumërimi i 12 vendvotimeve pritet të përfundojë rreth orës 14:00 dhe do të bëhet sipas procedurave standarde të numërimit të votave.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori