LAJMI I FUNDIT:

Nimani sfidon brazilianin për titullin IBF International

Nimani sfidon brazilianin për titullin IBF International

Boksieri shqiptar do të sfidojë titullin e rëndësishëm të peshës gjysmë të mesme në duel me brazilianin, Mike Miranda.

Më 31 maj në qytetin Bielefeld të Gjermanisë do të zhvillohet dueli i madh ndërmjet boksierit tonë Besar Nimani dhe brazilianit Mike Miranda. Ky meç do të jetë i vlefshëm për titullin IBF International në peshën gjysmë të mesme.

Synimi i Nimanit do të jetë fitorja ndaj Mirandës, që është një boksier me shumë përvojë, e më pas të kërkoj sfida të tjera të mëdha. Nimani deri më tash ka zhvilluar 16 meçe në boksin profesionist dhe në të gjitha ka dal fitues, 13 nga fitoret i ka shënuar me ndërprerje. Miranda ndërkohë ka gjithsej 45 meçe profesioniste dhe ka 41 fitore (37 KO) dhe katër humbje.

Titullin e kampionit të botës në versionin IBF e mban meksikani Carlos Molina, që e fitoi në shtator të vitit të kaluar, duke e mposhtur amerikanin Ishe Smith me vendim unanim.


Nimani ngadalë dëshiron t’i afrohet kreut. Ai synon të fitojë përballjen me Mirandën e më pastaj synon të ngjitet edhe më lartë e përfundimisht të sfidojë titullin e botës.

"Dëshiroj të fitoj këtë përballje e cila është më e rëndësishmja për karrierën time. E më pastaj do të shoh mundësit e mija. Por, sigurisht fokusi im do të jetë kampioni Carlos Molina", tha Nimani.

Nimani në vitet e fundit ka shënuar progres të jashtëzakonshëm, ku ka fituar titullin e Internacional të Gjermanisë në kategorinë gjysmë të mesme, dhe po ashtu titullin IBF EastWest Europe. Tani e pret atë sfida për titullin e tretë në karrierë.

"Titulli i tretë për mua do të hap një kaptinë dhe histori të re në karrierën time", tha Nimani për Kosova Boxing.

Nimani ka tash e dy vite që e fton për përballje të drejtpërdrejt venezeulasin me shtetësi gjermane, Jack Culcay, por deri më tash Culcay i ka ikur përballjes.

"Vazhdimisht e kam ftuar për duel. Ai thotë se është më i miri në Gjermani, por për të qenë më i miri duhet të më mposht mua. Ndërsa asnjëherë nuk kam marrë përgjigje nga ai, edhe pse e kam ftuar edhe nëpërmjet medieve gjermane", tha Nimani.

Nimani është i gatshëm të ballafaqohet edhe me emra tjerë të mëdhenj në Gjermani, përfshirë edhe kampionin e botës në kategorinë e mesme, Felix Sturm.

"Para një viti unë kam qenë partner sparringu i Felix Sturmit. Ai e ka parë se sa fort unë godas dhe më asnjëherë nuk jam ftuar në sparring nga ai. Sipas trajnerit të tij, unë nuk përshtatem me të, por e vërteta është se unë jam më i mirë se ai. Prandaj jam i gatshëm të ngjitem një kategori më lartë e të fitojë titullin e kampionit të botës”, është shprehur Nimani. /Sporti1/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori