Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 75 kilogramë hashash dhe ka shpallur në kërkim 4 persona nga Lazarati që transportonin drogën. Aksioni i policisë, i koduar me emrin “Ngrica”, është zhvilluar sot gjatë orëve të para të mëngjesit.
Agjentët e anti-drogës janë vënë në lëvizje rreth orës 01.30 të ditës së sotme, kur kanë marrë informacionin se një sasi droge do të dërgohej nga fshati Lazarat, drejt kufirit me Greqinë.
Rreth orës 02.30, të mëngjesit, në kodrën përballë fshatit Dervicjan, në të dalë të fshatit Lazarat, efektivët e policisë kanë arritur të bien në gjurmët e katër personave që transportonin drogën. Tre prej tyre mbanin nga një çantë shpine dhe njëri ishte disa metra përpara për të kontrolluar rrugën.
Pasi kanë lëvizur rreth 300 metra poshtë fshatit Lazarat, shtetasi që ishte pararojë, ka pikasur shërbimet e policisë të lëvizshme që ishin duke patrulluar në aksin rrugor Gjirokastër-Muzinë dhe ka njoftuar edhe tre personat e tjerë.
Të katër personat janë kthyer në drejtim të fshatit Lazarat, ndërkohë që forcat e policisë janë venë në ndjekje të tyre.
Me nisjen e ndjekjes së policisë, raporton NOA, të katër personat nga Lazarati kanë braktisur çantat me lëndë narkotike dhe janë larguar me shpejtësi duke u fshehur në brendësi të fshatit Lazarat.
Policia ka sekuestruar drogën dhe po heton për kapjen e personave. Në vendngjarje u kapën tre çanta shpine të mbushura me pako të mbështjella me letër natriban. Në çantën e parë u konstatuan 24 pako, në çantën e dytë 12 pako dhe në çantën e tretë 24 pako me hashash, të cilat arrinin në 75 kilogramë.
Policia bën të ditur se është bërë i mundur identifikimin e katër personave nga fshati Lazarat dhe janë shpallur në kërkim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ministrja Hajdari tregon për përfitimet që do t’i ketë Kosova nga marrëveshja e EFTA-s
Nuk ka marrëveshje për pagën minimale, shporta konsumatore do të llogaritet ndryshe
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së
Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”
Moti për pesë ditët e ardhshme
Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Vendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet