LAJMI I FUNDIT:

Ngordhin peshqit në liqenin artificial të “Karagaqit” në Pejë (Foto)

Ngordhin peshqit në liqenin artificial të “Karagaqit” në Pejë (Foto)

Në parkun “Karagaq” në Pejë gjendet edhe një liqe artificial, i cili ishte bërë edhe i famshëm gjatë festivalit të filmit të animuar “Anibar”, pasi aty ndodhej një kinema.

Në atë liqe ka pasur edhe peshq të vegjël, të cilët sot janë gjetur të ngordhur, transmeton Koha.net.
Peshkatari dhe aktivisti nga Peja, Eroll Grapci, që shumë herë ka lobuar në mbrojtjen e peshqve dhe mjedisit në lumenj, ka publikuar fotografitë nga liqeni i “Karagaqit”.

“Ne i kemi lajmëruar autoritetet sepse peshqit po ngodhin që tre-katër ditë, por asgjë nuk është ndërmarrë”, ka thënë Grapci për Koha.net.


222

333