LAJMI I FUNDIT:

Ngjyra e gjelbër e ullirit, më e veçantë se asnjëherë

Ngjyra e gjelbër e ullirit, më e veçantë se asnjëherë

Kostumet e errëta ushtarake sjellin nuanca të ndryshme të familjes së ullirit. Veshjet e sjella si tendencë nga pasarelat e sezonit, kombinojnë me hije të ndryshme të ullirit - të gjitha të përsosura për vjeshtën.

Trikot e thurura nga Balmain apo palltot ngaMoschino Cheap & Chic sjellin shijen e ushtrisë, kombinuar me elegancën femërore. Pa përmendur më tej pantallonat e gjera, propozuar nga Isabel Marant.

Më qytetare shfaqet femra e Golden Goose apo ajo e propozuar ngaFendi. Sa u përket bluzave? Thjesht, një t-shirt mëndafshi, nga Roberto Collina. Për veshjet e sipërme, kujdeset Stella McCartney, në modelet e së cilës prezantohet kapuçi prej gëzofi.

Alexander Wang, nga ana tjetër,bombardon me tegela, të sjella nga veshjet e ushtrisë. Ditët e ftohta do ishte mirë të përballoheshin nga palltot e sjella nga Acne Studios. Ndërsa mbrëmjet do ishin perfekte me veshjet e gjelbra të propozuara nga Ralph Rucci.


Pantallona me brez në ngjyrë ulliri mbajnë firmën e Emilio Pucci-t, ndërsa këmisha nga Gucci – një model i rafinuar me dantella dhe me flutura të qëndisura. /Telegrafi/