Nëpër qendrat e estetikës tashmë është bërë normale që të kërkohet vetëm trajtim me rreze solare, megjithë këshillat që japin mjekët, për të shmangur ekspozimin ndaj rrezeve.
Të paktën ky është mendimi i mjekëve, transmeton Telegrafi, ndonëse nëpër qendra estetike këmbëngulin se këto rrezatime janë të sigurta, bëhen nën kontroll, nuk dëmtojnë lëkurën dhe garantojnë një ngjyrë perfekte, të njëtrajtshme, të cilën mund ta sigurosh vetëm nëse shkon disa ditë në plazh.
Cili është rreziku i një ekspozimi të tepërt në seancat e solarëve?
Nëse ekspozimi është i tepërt, p.sh. për shkak të trajtimit të gjatë, në lëkurë dhe në sy të pambrojtur mund të shfaqen probleme në lëkurë, si p.sh. skuqje lëkurës dhe inflamacione të syve.
Këtu ndikojnë mjaft faktorë, që nga karakteristkat teknike dhe cilësia e aparatit të rrezeve, tek fotondjeshmëria individuale dhe profesionaliteti i estetëve. Gjithsesi, çdo metodë shkakton probleme në lëkurë, pavarësisht nëse është rreze artificiale apo natyrale.
Tridhjetë minuta seancë solare, janë të barabarta me një ditë plazh. Në këtë mënyrë, lëkura bombardohet me sasi rrezesh UVA, të barabarta me dy-tre herë më të forta se drita e diellit natyrale. Kështu që në plazh kujdesi dhe mbrojtja e lëkurës nuk duhet të neglizhohet, pavarësisht bazës së errët që mund të ketë marrë lëkura juaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh