LAJMI I FUNDIT:

Ngecje e shtyrje në bisedimet për koalicionin në Gjermani

Ngecje e shtyrje në bisedimet për koalicionin në Gjermani

Pas zgjatjes së bisedimeve për një koalicion të mundshëm qeveritar, krerët e negociatave të partive, CDU e CSU, FDP dhe të Gjelbrit, kanë vënë një afat për arritjen e një ujdie deri të dielën në mbrëmje.

“Të gjithë pjesëmarrësit e kanë të qartë, që të dielën në orën 18:00 e mbyllim këtë gjë”, tha zëvendëskryetari i partisë liberale, Wolfgang Kubicki, pas bisedimeve të premten.

Edhe kreu i CSU-së, Horst Seehofer, këmbëngul që të ketë një vendim deri të dielën.


“Kemi si objektiv, që të përfundojmë deri të dielën. Popullata ka pritshmërinë dhe pretendimin që të dijë, nëse është i mundur krijimi i qeverisë apo jo”, tha Seehofer për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa.

Ai nuk u shpreh lidhur me zërat në media për një luftë për pushtet midis tij dhe kreut të grupit parlamentar të landit, Alexander Dobrindt. “Budallallëk i plotë, e pakuptimtë”.

Dy temat më të vështira që trajtohen të shtunën, janë politika për klimën dhe migrantët. Dobrindt lidhur me këtë është shprehur se “nëse del një shans, ne do ta kapim, por jo me çdo çmim”.

Unioni, liberalët dhe Të Gjelbrit nuk ia dolën të premten në mbrëmje, përkundër parashikimeve që të mbyllnin bisedimet e koalicionit. Pikë debati mbeten edhe financat. Grindje ka pasur sidomos mes kristiansocialëve dhe Të Gjelbërve sidomos për temën e bashkimin familjar të refugjatëve.

Kreu i partisë socialdemokrate, Martin Schulz, u shpreh se një koalicion “Xhamajka” nën drejtimin e Merkelit mund t’i sjellë dëme të mëdha Evropës. Ka kundërshti dramatike në politikën për Evropën mes CDU/CSU-së, Të Gjelbërve e liberalëve. Gjermania mund të dështojë të jetë partner për presidentin e guximshëm francez, Emmanuel Macron, tha Schulz.

Socialdemokratët vendosën pas rezultatit katastrofik në zgjedhje të kalojnë në opozitë. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Azia
SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

Evropa
Kalo në kategori