LAJMI I FUNDIT:

Ngacmonte seksualisht mbesat, lihet i lirë 34 vjeçari

Ngacmonte seksualisht mbesat, lihet i lirë 34 vjeçari

Gjykata e Korçës ka lënë të lirë 34- vjeçarin, Mike Zëmlaku, i cili tri ditë më parë u akuzua nga kunata e tij se kishte abuzuar seksualisht me mbesat, 6 dhe 4 vjeçe. Për mungesë të provave, Zëmlaku la sot qelitë e paraburgimit, ndërsa gjykata dha masën detyrim paraqitje, duke e lënë atë të lirë.

Ishte nëna e tyre 26-vjeçare e cila ka denoncuar kunatin e saj për ngacmime seksuale me dy vajzat e mitura, me inicialet S. Z. dhe G. Z., 6 dhe 4 vjeçe. Për 4 vite vajza e madhe është ngacmuar nga xhaxhai 34-vjeçar, Mikel Z. dhe më pas dhe e vogla. Veprimet e turpshme ai i justifikonte me një lojë, raportoi Panorama.

Nëna e vajzave, Juliana Z., ka treguar detaje si e ka zbuluar këtë veprim dhe e ka denoncuar rastin në polici, pasi nuk ka gjetur mbështetjen e bashkëshortit apo të familjarëve.

E ëma dhe dy vajzat e mitura janë marrë në mbrotje nga policia./Telegrafi/