Studiuesit në Norvegji thonë se COVID-19 ka të ngjarë të ishte shumë më i përhapur në Evropë dhe në mbarë botën, përpara se të bëhej një diagnozë e parë zyrtare.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shkencëtarët në Spitalin Universitar Akershus pranë Oslos identifikuan një rezultat pozitiv të coronavirusit në një mostër gjaku të marrë nga një grua shtatzënë më 12 dhjetor 2019 dhe thonë se ajo ndoshta ishte infektuar në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit.
“Gjetjet tona ndryshojnë historinë e epidemisë së coronavirusit si në Norvegji ashtu edhe në botë”, ka thënë Anne Eskild, profesoreshë dhe mjeke kryesore në Akershus.
“Ne në fakt gjetëm katër nga 1,500 teste në gratë shtatzëna që ishin pozitive përpara se të diagnostikohej rasti i parë në Francë”, ka thënë ajo për Euronews.
Një grup rastesh të ngjashme me pneumoninë u identifikua në Wuhan, Kinë, gjatë dhjetorit 2019, dhe më 12 janar 2020 autoritetet kineze ndanë sekuencën e gjeneve të coronavirusit të ri që përhapet me shpejtësi.
Sipas Eurosurveillance, revista evropiane për mbikëqyrjen, epidemiologjinë, parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve infektive, tre rastet e para evropiane u konfirmuan në Francë më 24 janar 2020 pasi shfaqën simptoma vetëm disa ditë më parë.
Në maj 2020 u raportua një tjetër pacient francez, i trajtuar për pneumoni në spital më 27 dhjetor 2019, rezultoi pozitiv për COVID-19 pasi u analizua një shtupë e marrë në atë kohë.
Dhe profesoresha Eskild thotë se hulumtimi i saj tregon se virusi ishte rreth shumë kohë përpara atyre rasteve franceze.
Si u krye hulumtimi
Si pjesë e kujdesit për shtatzëninë në Norvegji, mostrat e gjakut merren nga të gjitha gratë shtatzëna për të kontrolluar për infeksione seksualisht të transmetueshme.
Mostrat ruhen në mënyrë anonime, me qëllim të monitorimit të sëmundjeve të mundshme infektive dhe kështu ishin të disponueshme për studiuesit që shikonin origjinën e përhapjes së COVID-19 në vendin nordik.
“Ka ndoshta pak vende të tjera që kanë qasje në mostrat e gjakut të ruajtura në nivel popullsie, dhe për këtë arsye ka pak ose aspak studime të tjera retrospektive”, shpjegon Eskild.
Gjetjet e ekipeve janë publikuar në revistën epidemiologjisë dhe infeksionit të Universitetit të Kembrixhit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa paguhet Trump si president i ShBA-së? Paga, bonuset dhe detajet tjera
"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit
Nenad Çanak: Po përgatitet terreni për likuidimin tim
Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën
Fillon puna për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA
Rusët dërgojnë "skuadra me paterica" në betejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!