LAJMI I FUNDIT:

Nga e mërkura ulen temperaturat në Shqipëri, parashikimi i motit për javën

Nga e mërkura ulen temperaturat në Shqipëri, parashikimi i motit për javën
Foto: Ilustrim

Duke filluar nga e mërkura do të ketë një tërheqje të valës së të nxehtit, duke sjellë ulje të temperaturave të ajrit.

Kështu u shpreh meterologu i Meteoalb, Hakil Osmani i cili tha se temperaturat do ulen deri në fundjavë.

“Temperaturat e ajrit mbeten të larta të paktën këtë fillim jave, rreth vlerave 38-39 gradë celcius. Në qarqet e Elbasanit dhe Beratit do regjistrohen temperaturat më të larta, por duke filluar nga dita e mërkurë, pritet që të kemi tërheqje të valës së të nxehtit duke bërë që të kemi dhe rënie të temperaturave të ajrit. Parashikohet që deri në fundjavë të regjistrohen vlerat 34-35 gradë celcius”, theksoi ai.


Osmani u shpreh se në zonat bregdetare, parashikohet që maksimumet të mos shkojnë më shumë se 32 gradë celciues, teksa shtoi se edhe zonat malore do kenë klimë të freskët, me temperatura deri në 30 gradë celcius.

Sipas tij, pas datës 17 gusht, do ketë sërish afrim të valëve të të nxehtit me temperatura të larta mbi 38 gradë për disa ditë me rradhë, të paktën deri në datën 24. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Kronika e Zezë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Kalo në kategori