LAJMI I FUNDIT:

Neymar rrit edhe më shumë zërat, kur pyetet për raportet e tij me Mbappen

Neymar rrit edhe më shumë zërat, kur pyetet për raportet e tij me Mbappen

Neymar ka shkaktuar një bujë të madhe me përgjigjen e tij ndaj një pyetjeje në lidhje me bashkëlojtarin te Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Braziliani startoi në fitoren 3-0 të Brazilit ndaj Ganës të premten, ku ylli i Spurs Richarlison shënoi dy herë dhe Marquinhos ishte gjithashtu në listën e realizatorëve.

Neymar regjistroi dy asistime në fitore, por gjëja kryesore rreth tij erdhi në intervistën pas ndeshjes.


Mbahet takimi mes krerëve të PSG-së, Mbappes dhe Neymarit - Campos dhe Galtier kishin dy kërkesa për francezin dhe brazilianin
Lexo po ashtu Mbahet takimi mes krerëve të PSG-së, Mbappes dhe Neymarit - Campos dhe Galtier kishin dy kërkesa për francezin dhe brazilianin

Ish-superylli i Barcelonës pranoi një pyetje nga gazetarët, e që kishte të bënte rreth Mbappes, por  Neymar nuk donte të përgjigjej.

Ai u pyet për marrëdhënien e tij me Mbappen, duke u përgjigjur: “Nuk e kuptoj” në anglisht.

Neymar më pas tha: “Me Kylian?”, para se të psherëtin dhe të shtojë: “Nuk e bëj” – duke u larguar nga mediat dhe duke mos elaboruar më tej.

Dalin pamjet e reja nga acarimi mes Mbappes dhe Neymarit se kush duhej ta gjuante penalltinë
Lexo po ashtu Dalin pamjet e reja nga acarimi mes Mbappes dhe Neymarit se kush duhej ta gjuante penalltinë

Mungesa e komenteve nga Neymar vetëm sa do të intensifikojë thashethemet se nuk është gjithçka mirë mes dy yjeve kryesorë të PSG.

Pati raportime për një përçarje mes dy lojtarëve  për një penallti në fitoren 5-2 ndaj Montpellier muajin e kaluar, me Neymar që refuzoi të linte Mbappe të bënte një goditje të dytë nga pika e bardhë.

Neymar i ka pëlqyer një sërë postimesh në mediat sociale kundër Mbappes pas konfrontimit të tyre dhe u pretendua se Sergio Ramos ndërhyri në dhomën e zhveshjes për t’i qetësuar gjërat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori