LAJMI I FUNDIT:

New York, shoferi që përplasi këmbësorët akuzohet për vrasje

New York, shoferi që përplasi këmbësorët akuzohet për vrasje

Shoferi i automjetit i cili goditi këmbësorët në trotuar në sheshin Times të New York-ut, dhe si pasojë e kësaj kishte humbur jetën një person, ndërsa ishin plagosur 22 të tjerë është akuzuar për vrasje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës të publikuar nga Departamenti i Policisë së New York-ut (NYPD), shoferi 26-vjeçar Richard Jojas, akuzohet për “vrasje të shkallës së dytë, 20 herë tentim për vrasje dhe pesë herë vrasje të rëndë me automjet”.

Sipas burimeve të institucioneve të sigurisë, Rojas i cili u arrestua pas aksidentit, kishte kaluar nga testet e alkoolit dhe drogës dhe në mostrat e gjakut të tij ka pasur gjurmë të lëndës narkotike.


Gazetari i AA-së, i cili ka qenë dëshmitar i ngjarjes së ndodhur në këndin mes Rrugës së 45-të dhe Broadway, kishte njoftuar se automjeti në shpejtësi të madhe së pari është përplasur në barrierën në trotuar, ndërsa më pas automjetin e ka kapluar zjarri, me çka kanë ndërhyrë zjarrfikësit të cilët kishin ardhur në vendin e ngjarjes.

Në këtë ngjarje humbi jetën 18-vjeçarja Alyssa Elsman, e cila në qytet kishte ardhur si turiste nga Michigan-i, ndërsa mbetën të plagosur 22 të tjerë.

Njoftohet se shoferi 26-vjeçar i cili u arrestua, ka qenë i ndjekur penalisht edhe më parë për shkak të përdorimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit ose të drogës.

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori