LAJMI I FUNDIT:

Nesër në Kosovë, mot me shi e borë

Nesër në Kosovë, mot me shi e borë
Foto: Arkiv

Mbi vendin tonë nesër (e diel) pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, kurse në viset e larta malore parashihet që reshjet e shiut të shoqërohen me borë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikoj dukshëm në rënien e temperaturave, kryesisht të atyre maksimaleve për 8-10 gradë Celsius.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.


Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/