LAJMI I FUNDIT:

Nesër në Greqi merret vendimi për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit

Nesër në Greqi merret vendimi për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit

Pas seancës së fundit dëgjimore, pas dyerve të mbyllura më 27 prill, Gjykata e Lartë në Athinë, nesër do ta kumtojë vendimin për ankesën e parashtruar për ekstradimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit.

Pasi gjykata e Selanikut më 5 janar të këtij viti dha dritë jeshile për ekstradim, Gjykata Supreme në Athinë tani më ka mbajtur katër seanca gjyqësore, njofton AIM.

E para, më 16 shkurt u shty pasi nuk kishte përkthyes nga gjuha maqedonase në greke dhe anasjelltas, por edhe për shkak të asaj që avokatët grekë nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për ta shqyrtuar lëndën. Seanca e dytë, pas dy javësh, sërish është shtyrë, sepse mungonte njëri prej avokatëve, ndërsa gjykimi filloi më 9 mars, pas dyerve të mbyllura dhe u ndërpre për shkak të çështjeve ligjore dhe vazhdoi më 27 prill, kur edhe përfundoi dhe u paralajmërua se vendimi do të kumtohet më 18 maj.


Për Grujevskin dhe Boshkovskin në Greqi, zhvillohen tre procese të ndryshme që nuk janë të lidhur me njëri-tjetrin.

Njëri është për pasaporta të falsifikuara, me të cilat janë kapur në aeroportin e Selanikut, gjykimi pas tre shtyrjeve është caktuar për sot, por duke e pasur parasysh atë se Boshkovski dhe Grujevski janë në Athinë, do të caktohet një datë tjetër.

Rasti tjetër është pas kërkesës së parashtruar për azil më 29 nëntor. Marrja në pyetje para komisionit për azil në Selanik u caktua për më 15 shkurt, por është shtyrë sepse ata veçmë ishin në Athinë.

Procesi i tretë është sipas kërkesës së Maqedonisë për ekstradim, për të cilin Këshilli i gjykatësve në Selanik, më 5 janar vendosi që Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujevski të ekstradohen në Maqedoni dhe menjëherë më pas avokatët e tyre parashtruan ankesë kundër vendimit të gjykatës, që rastin ta shqyrtojë Gjykata Supreme në Athinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori