LAJMI I FUNDIT:

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit – Kurti kërkon caktimin e seancës për votimin e qeverisë

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit – Kurti kërkon caktimin e seancës për votimin e qeverisë

Të premten do të mblidhet kryesia e Kuvendit për të caktuar seancën parlamentare.

Kjo me kërkesën e kandidatit për kryeministër Albin Kurti, për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Edhe pse nuk janë dhënë detaje të tjera, sipas njoftimit për media, mbledhja do të mbahet nesër në orën 9:00 në sallën C 301.


“Kërkesa e kandidatit për Kryeministër, z. Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas afatit kushtetues, Albin Kurti kanë edhe pesë ditë për t’ia propozuar për votim Kuvendit kabinetin qeverisës.

E kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se i mbetet Lëvizjes Vetëvendosje që të pranojë propozimin e LDK-së, për bashkëqeverisje. Mirëpo nëse koalicioni LVV-LDK nuk arrihet, ai ka thënë se nuk garanton që  28 deputetët e LDK-së do ta votojnë Qeverinë Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori