LAJMI I FUNDIT:

Nesër hidhet shorti për kampionatin e ri në futboll

Nesër hidhet shorti për kampionatin e ri në futboll

Nesër prej orës 13:00 në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë do të hidhet shorti për edicionin e kampionatit 2011/2012 të Raiffeisen Superligës së Kosovës, Ligës së Parë dhe Superligës e Kategorisë së Juniorëve.

Tradicionalisht FFK-ja palët rivale i ka përcaktuar sipas sistemit të Bergerit gjysmë të dirigjuar.

Skuadrat fillimisht ndahen me numra e më pas në bazë të shortit i pari takohet më të fundit, i dyti më të parafundit e kështu me radhë.

Edicioni i ri i Raiffeisen Superligës së Kosovës do të fillojë me 20 gusht 2011 nga ora 17.00. Garat në Ligën e Parë dhe Kategoria e Junioreve do të fillojnë më 27 dhe 28 gusht. /Telegrafi/